Titulli:

Financier

Përshkrimi i pozitës:

Financieri angazhohet kohë pas kohe sipas kërkesës dhe nevojave të kompanisë. Është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të të gjitha politikave të kontabilitetit në kompani. Këtu përfshihet raportimi sipas SNRF, ligjeve në fuqi dhe kërkesave të Menaxhmentit.

Departamenti Përkatës:

Financa

Pozita superiore ku raporton:

CEO

Përshkrimi i detyrave të punës dhe përgjegjësive:

-        Përgatitë pasqyrat financiare sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe sipas procedurave të kompanisë dhe bashkëpunon me auditorët e jashtëm gjatë kryerjes së auditimit;

-        Udhëzon stafin e departamentit të financave gjegjësisht Drejtorin Financiar për regjistrimet kontabël dhe implikimet ligjore të transaksioneve;

-        Sigurohet se deklarimet vjetore pranë administratës tatimore si CD, Pasqyrat financiare dhe listat përcjellëse për deklarimin e CD-së janë të azhuruara;

-        Regjistron Librat e TVSH-së në Excel dhe i krahason me regjistrimet ne sistemin financiar;

-        Kontrollon dhe rishikon transaksionet kontabël të regjistruara dhe korigjon ato në rast të gabimeve;

-        Mbajtja e librave ndihmës sipas kërkesave ligjore dhe të Menaxhmentit;

-        Sigurohet se tatimet si TVSH, Tatimi në Burim, Tatimi në Fitim etj. janë llogaritur dhe deklaruar sipas ligjeve në fuqi;

-        Regjistron Pagesat nga Llogaritë Bankare në sistemin financiar dhe sigurohet se janë në përpuethshmëri;

-        Kontrollon dhe rikonsiluon llogaritë bankare në rast të mospërputhjeve;

-        Deklaron listën e pagave;

-        Udhëzon stafin e financave për hapjen e kontove të reja në sistem financiar;

-        Mbikqyrë stafin financiarë sipas kërkesës së menaxhmentit;

-        Mbanë kontakt me zyrtar të ATK-se në rast të kërkesës.

Kërkesat për këtë pozitë:

-        Minimum përvojë 5 vjeçare në kontabilitet;

-        Përvojë në kompani me veprimtari të shitjes me pakicë dhe shumicë, qiradhënies dhe ndërtimtarisë;

-        Njohuri të shkëlqyeshme të SNRF-ve;

-        Njohuri të shkëlqyeshme te legjislacionit tatimor të Kosovës.

*Dërgo CV-në në hr@galeria-ks.com dhe shkruaj pozitën për të cilin aplikoni në titull/subject të emailit

Shikime 1023
Kategoria Financa
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC