Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal
Titulli: |
Zyrtar për financa |
Përshkrimi i pozitës: |
Zyrtari për financa është përgjegjës për gjitha regjistrimet kontabël në sistem financiar. |
Departamenti përkatës: |
Financa |
Pozita superiore ku raporton: |
Drejtorit të Financave |
Përshkrimi i detyrave të punës dhe përgjegjësive: |
- Regjistrimi i gjitha faturave dhe transaksioneve financiare në sistem financiar; - Regjistron shpenzimet në kontot adekuate sipas udhëzimeve të Drejtorit Financiar; - Përgaditë vauqerët për faturat/shpenzimet të cilat duhet të aprovohen dhe autorizohen nga Menaxhmenti. - Raporton në baza të rregullta për gjendjen në banka tek Menaxhmenti; - Raporton transaksionet e pazakonta dhe të padokumentuara te Drejtori Financiar në momentin e parë të mundshëm; - Barazon dhe dokumenton barazimet me furnitorë sipas kërkesave të përcaktuara në politikën dhe procedurat e kompanisë; - Bën përpilimin e listës së faturave që do të paguhen dhe dërgon këtë listë tek Drejtori Financiar për aprovim; - Raporton tek Drejtori FInanciar për arkëtimet në baza ditore; - Dokumenton të gjitha barazimet me furnitorët; - Kryen gjitha pagesat e imëta në dorë dhe mbanë pettycashin; - Kryen pagesat e shpenzimeve të udhëtimit sipas politikave dhe procedurave të përcaktuara dhe të autorizuara nga Drejtorit Financiar; - Ndihmon dhe zëvendëson Drejtorin Financiar në detyrat e tij në rast kërkese/nevoje; - Kryen punë të tjera sipas kërkesës së Drejtorit Financiar. |
Kërkesat për këtë pozitë: |
- Diplomë universitare në Ekonomi, niveli Master i preferueshëm; - Ҫertifikim në nivelin e dytë në SCAAK (apo ҫertifikimim të ngjajshëm) i preferueshëm; - Përvojë pune si zyrtar financiar/kontabilist e preferueshme; - Njohuri të shkëlqyeshme të parimeve të përgjithshme të kontabilitetit dhe legjislacionit në fuqi e preferueshme; - Njohuri të shkëlqyeshme të sistemeve financiare e preferueshme, - Aftësi të përballjes me situata komplekse; - Njohuri të mira të gjuhës angleze. |
*Dërgo CV-në në hr@galeria-ks.com dhe shkruaj pozitën për të cilin aplikoni në titull/subject të emailit