1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

MARKETING MENAXHER/E

Vendi i punës: Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të plotësishme të marketingut për të rritur njohjen e markës dhe për të përmirësuar lidhjet me klientët
  • Identifikimi i mundësive dhe tendencave në treg përmes analizave të plota të tregut dhe nxjerrja e rekomandimeve për zhvillimin e produkteve dhe pozicionimin në treg
  • Udheheqja dhe koordinimi i të gjitha aktiviteteve të marketingut, përfshirë fushatat e marketingut dixhital, marketingut në media sociale, krijimin e përmbajtjes, eventet dhe PR
  • Krijimi i materialeve të marketingut dhe përmbajtjes tërheqëse për kanale të ndryshme për të komunikuar efektivisht me audiencën dhe për të përmbushur mesazhin e markës
  • Bashkëpunimi ngushtë me ekipin e shitjeve për të mbështetur iniciativat e marketingut, identifikimin e mundësive të shitjes dhe rritjen e të ardhurave
  • Monitorimi dhe analiza e performancës së fushatave të marketingut, duke përfshirë ROI-n, KPI-t dhe normat e konvertimit dhe nxjerrja e rekomandimeve për optimizim

Kualifikimet:

  • Studimet e përfunduara në fushën e marketingut, komunikimit, biznesit apo një fushë të ngjashme
  • Përvoja pune e paktën 2 vjet në fushën e marketingut, idealisht në një pozicion udhëheqës
  • Njohuri të thella në fushën e marketingut dixhital, medias sociale, krijimit të përmbajtjes dhe menaxhimit të eventeve
  • Aftësi analitike dhe përvojë në interpretimin e të dhënave për të nxjerrë strategjitë e marketingut dhe për të optimizuar fushatat
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi, si dhe aftësia për të komunikuar ide komplekse në mënyrë të qartë dhe bindëse
  • Orientimi drejt ekipit dhe aftësia për të punuar efektivisht në një mjedis dinamik

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër motivuese dhe CV) përmes butonit 'Apliko Këtu' ose në e-mail adresën info@iffis-ks.com .

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistës

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 19.05.2024

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet