1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozicioni: Recepsioniste në Brezovica Hotel&Spa

Përgjegjësia

Është përgjegjëse për të siguruar shërbime të shkëlqyeshme për të gjithë mysafirët që nga momenti i kontaktimit, arritjes, qëndrimit dhe shkuarjes. Poashtu është përgjegjës për sigurimin e një atmosfere miqësore dhe të këndshme për mysafirët.

Detyrat

  • Ofrimi i shërbimeve cilësore për mysafirët si filozofi bazike e hotelit.
  • Kontaktimi me mirësjellje e mysafairëve potencial të cilët interesohen për shërbime të hotelit
  • Rikontaktimi i mysafirëve të interesuar
  • Pritja me mirësjellje e mysafirëve të cilët kanë arritë në hotel
  • Evidentimi i mysafirëve të cilët vendosen në hotel në Librin e mysafirëve
  • Kërkimi i dokumentacionit personal, fotokopjimi dhe mirëmbajtja e tyre
  • Dhënja e informacioneve të nevojshme për mysafirët
  • Komunikimi sipas kërkesës, promocionet e hotelit
  • Përcjellja e kërkesave të mysafirëve stafit përgjegjës për përmbushjen e tyre
  • Kontaktimi i mysafirëve nëse i është kryer shërbimi i kërkuar
  • Vlerësimi i kënaqshmërisë dhe kërksave të tyre gjatë kontrollit dalës
  • Kryerja e pagesave për shërbimet e ofruara nga hoteli
  • Kryerja e detyrave tjera të përcaktuara nga menagjeri

Aftësitë

  • Njohja e punës me kompjuter dhe programet MS Office
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Të jetë komunikative
  • E motivuar për punë
  • Aftësi për punë nën presionin e kohës
  • Gatishmëri për punë jashtë orarit
  • Fleksibile

Ju lutem dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: hr@brezovicahotel.com

Kategoria Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
Skadon 29/05/24 (4 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Shtërpcë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet