Komuna e Gjilanit

Zyrtar i Prokurimit (1), Inspektor i ndërtimit, Asistent Administrativ (3),Zyrtar për Rini

	 	 

Në bazë të nenit 11 paragrafi 1 dhe nenit 18 paragrafi 1 të Ligjit mbi Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-149 dhe nenit 15 paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civilë, Komuna e Gjilanit rishpall:

K O N K U R S 

Për plotësimin e pozitave të punës:

  1. ZYRA E KRYETARIT

Zyra e Prokurimit

1.1 Titulli i pozitës: Zyrtar i prokurimit 2

Nr. i ekzekutuesve: 2 (dy)

Grada: 9

Koeficienti: 7

Lloji i emërimit: I KARRIERËS

Orari i plotë: 40 orë në javë

Nr. i ref. RN0000529                                          

Qëllimi i vendit të punës: sigurimi i prokurimit për të gjitha shpenzimet e institucionit, hartimi, zhvillimi dhe zbatimi i strategjive dhe dokumenteve të prokurimit si dhe sigurimi që kontratat t’i përmbushin objektivat e institucionit dhe kërkesat e biznesit

Detyrat kryesore:

  1. Analizon aktivitetet aktuale të prokurimit dhe rekomandon përmirësimin përmes metodave më efikase të prokurimit dhe standardizimit të procedurave të prokurimit, si dhe merr pjesë në hartimin dhe zhvillimin e dokumenteve të prokurimit;
  2. Përgatit dokumentacionin, përgatit ftesa për oferta për tender dhe dërgimin e tyre për shpallje në mjetet e informimit si dhe regjistron të gjithë kompanitë që marrin materialin e tenderit
  3.  Kontrollon faturat  në pajtim me kushtet e kontratës,me shënimet mbi mallrat e pranuara, të nënshkruara nga nëpunësi i emëruar për pranimin e mallrave, përgatit    dokumentacionin për pagesë dhe dërgon lëndët për ekzekutim;
  4. Pranon oferta nga kompanitë në kohën e paraparë në tender, merr pjesë në përgatitjen e hapjes së ofertave dhe përgatit procedurat e vlerësimit të ofertave;
  5. Mbanë të dhëna në detaje për të gjithë ofertuesit pjesëmarrës, për veprimet dhe vendimet e marra si dhe nënshkrimi i komenteve nga secili anëtar;
  6. Pranon të gjitha shkresat për prokurim, lëndët e përfunduara nga zyrtarët e prokurimit dhe regjistron ato në programin kompjuterikë dhe i arkivon;
  7. Merr pjesë në komisionet për vlerësimin e ofertave,  siguron mbajtjen e të dhënave për të gjithë ofertuesit pjesëmarrës si dhe përgjigjet për veprimet dhe vendimet e marra, siguron që komentet e të gjithë anëtarëve të shënohen dhe çdo anëtar t'i nënshkruan këto komente;
  8. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Shkathtësitë e kërkuara:

  1. Diploma universitare, fakulteti ekonomik, juridik apo biznes , 2 vite përvojë pune profesionale, njohuri dhepërvojë në fushën e prokurimit dhe të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme në fushat e përgjegjësisë së ministrisë.
  2. Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit, shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale
  3. Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion
  4. Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve në programet: word, excel, power point, access, internetit.

1.2 Titulli i pozitës; Asistent Administrativ 3

Nr. i ekzekutuesve: 2 (dy)

Grada:12

Koeficientit: 5

Lloji i emërimit: I KARRIERËS

Orari i plotë : 40 orë në javë

Nr. i ref.RN00005290

Qëllimi i vendit të punës:  ofrimi i mbështetjes së shumëllojshme administrative dhe teknike për drejtorinë, krijimin dhe mbajtjen e shënimeve të drejtorisë, komunikimin e informacionit në emër të drejtorit si dhe hartimin dhe shpërndarjen e dokumenteve, raporteve dhe materialeve tjera.

1.3 Titulli i pozitës: Inspektor i  ndërtimit

Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)

Grada: 8

Koeficienti: 7

Lloji i emërimit: I KARRIERËS

Orari i plotë: 40 orë në javë

Nr. i ref. RN00005289

Qëllimi i vendit të punës: inspektimi i të gjitha objekteve ndërtimore në harmoni me Ligjin për Ndërtim dhe aktet tjera nënligjore

Detyrat kryesore:

  1. Bën inspektimin e ndërtimit sipas lejes së ndërtimit të dhënë nga drejtoria komunale e urbanizimit;
  2. .Inspekton të gjitha llojet e ndërtimeve qoftë për banim kolektiv apo individual, renovimet, zgjerimet; shndërrimet e hapësirave banesore në afariste apo rrënimin e çfarëdo objekti ndërtimor pa leje;
  3. Bënë inspektimin e procedurës së dhënies së lejes së ndërtimit në harmoni me Ligjin e Ndërtimit dhe të Udhëzimeve Administrative në fuqi;
  4. Mbikëqyr rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje;
  5. Nxjerr procesverbale dhe sipas nevojës propozon aktet tjera për procedimin e mëtutjeshëm lidhur me objektet ndërtimore;
  6. Kujdeset për zbatimin e Ligjit për Ndërtim dhe akte tjera nënligjore, të cilat e rregullojnë fushën e ndërtimit;
  7. Kryen edhe detyra tjera në pajtim me Ligjin për Ndërtim dhe aktet nënligjore.

Shkathtësitë e kërkuara:

-Diplomë e universiteti, fakulteti teknik-drejtimi konstruktiv, arkitekturë;

-3 vite përvojë pune profesionale pas diplomimit;

- Shkathtësi dhe aftësi për të ndërtuar raporte kolegiale dhe për punë në grup.

- Shkathtësi kompjuterike në programet: word, exel, autocad power point etj

1.4 Titulli i pozitës; Inspektor i  mbrojtjes së mjedisit

Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)

Grada: 8

Koeficienti: 7

Lloji i emërimit: I KARRIERËS

Orari i plotë : 40 orë në javë

Nr. i ref. RN00005288

Qëllimi i vendit të punës: hartimi i planeve dhe projekteve për zhvillimin e qëndrueshëm të mbrojtjes së mjedisit

Detyrat kryesore:

  1. Hulumton kushtet dhe harton planet, projektet dhe programet tjera për zhvillimin e qëndrueshëm të mbrojtjes së mjedisit;
  2. Harton prioritetet, hartat dhe mënyrat e rehabilitimit të zonave sipas rrezikshmërisë nga ndotja; 3.Grumbullon, sistemon dhe përpunon shënimet, të dhënat dhe informatat në lëminë e mbrojtjes së mjedisit në aspektin gjeologjik, kimik, teknologjik dhe biologjik;
  3. Harton kadastrën e zonave të gjelbëruara publike, bashkëpunon dhe merr pjesë në organizimin e takimeve për temat të cilat kanë të bëjnë me procesin e planifikimit mjedisor;
  4. Merr pjesë aktive në hartimin e planeve hapësinore, urbanistike dhe planeve tjera të ngjashme me theks të veçantë në mbrojtjen e mjedisit;
  5. Punon dhe harton projekte ideore, kryesore dhe programe edukative për ngritjen e vetëdijesimit mjedisor etj
  6. Merr pjesë në komisione të ndryshme profesionale;
  7. Paraqet raporte periodike lidhur me punën e tij

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë universiteti, FSHM. drejtimi ekologji dhe mbrojtje e mjedisit, 3 vite përvojë pune
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme lidhur me mjedisin;
  • Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe punë ekipore, shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve në programet: word, excel, power point, internetit etj.

1.5 Titulli i pozitës; Zyrtar për Rini

Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)

Grada: 9

Koeficienti: 7

Lloji i emërimit: I KARRIERËS

Orari i plotë : 40 orë në javë

Nr. i ref. RN00005287

Qëllimi i vendit të punës: promovimi dhe sigurimi i mekanizmave institucionale për pjesëmarrjen e të rinjve në procesin e zhvillimit të shoqërisë

Detyrat kryesore:

  1. Organizon aktivitetet rinore në komunë,
  2. Bën planifikimin vjetor të aktiviteteve rinore në Komunë,
  3. Bën hartimin dhe implementimin e projekteve të ndryshme për rini,
  4. Bashkëpunon ngushtë me organizatat rinore në Komunë,
  5. Bashkëpunon me departamentin e rinisë në kuadër të MKRS dhe organizata tjera vendore e ndërkombëtare,
  6. Organizon debate seminare, konferenca dhe trajnime duke promovuar projekte dhe programe rinore për zhvillimin dhe avancimin e rolit të rinisë në shoqëri,
  7. Mbikëqyrë, monitoron dhe raporton për realizimin e projekteve të mbështetura dhe financuara nga drejtoria,
  8. Kryen edhe punë tjera në pajtim me pozitën punuese dhe kërkesën e eprorit të tij.

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë universiteti, fakulteti i shkencave politike, administratë publike,
  • 2 vite përvojë pune profesionale pas diplomimit;
  • Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe punë ekipore, shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve në programet: word, excel, power point, internetit etj.

Për pozitat e cekura më lartë zbatohet puna provuese prej dymbëdhjetë (12) muajve konform nenit 20, paragrafi  2, të LSHCK.

Çdo kandidat ( aplikues ) për pozitën e lartcekur duhet ta kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm (foto kopje) si vijon:

  1. Dëshmi të kualifikimit shkollorë, fotokopje e noterizuar, ndërsa e nostrifikuar në MASHT, nëse kandidati e ka kryer shkollimin jashtë Republikës së Kosovës;
  2. Dëshmi mbi përvojën e punës për pozitat ku kërkohet përvoja;
  3. Certifikata për trajnime dhe njohje të punës me kompjuter;
  4. Dokumentin e identifikimit;
  5. Certifikatën se nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale.

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në arkivin qendror të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve

Afati i aplikimit në QSHQ është 15 ditë, nga dita e shpalljes publike të konkursit në  gazetë ditore, Web faqen komunale dhe në tabelën komunale të shpalljeve publike dhe atë nga data 02.08.2019 deri më datën 16.08.2019 ora 16:00.

Shërbimi Civilë i Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe i mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e Shërbimit Civilë të Administratës Publike, Qendrore dhe Lokale, siç parashihet në nenin 11, të Ligjin mbi Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës”.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të njoftohen për vendin, datën  dhe kohen e mbajtjes së testimit me shkrim përmes web faqes zyrtare të komunës dhe tabelës së shpalljeve publike të Komunës.

Dokumentet e pranuara të aplikantëve  fotokopje, nuk kthehen.

TAGS: Komuna e Gjilanit, GjilanKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 384
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjilan
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC