1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Chester Production është kompani e specializuar në prodhimin e përmbajtjes televizive, marrëdhënieve me publikun, si dhe organizim të eventeve.  Disa prej produkteve dhe eventeve tona kryesore janë: programi i përjavshëm televiziv “7 ditë me Panxhën” në Klan Kosova; Prishtina Gastronomy Festival, Global Albanian Gastronomy Festival, Kosova Business Forum etj. 

Ne jemi duke kërkuar një PR & Marketing Manager dinamik dhe me përvojë, për t'u bashkuar me ekipin tone dhe për t’u bërë pjesë e projekteve tona të rritje në Kosovë, Shqipëri dhe Diasporë. 

Kandidati ideal duhet të jetë kreativ dhe i apasionuar në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive inovatore për PR dhe marketing digjital për të rritur vizibilitetin e brand-eve që përfaqësojmë dhe për të nxitur pjesëmarrjen në eventet tona. 

Ky rol kërkon aftësi të të menduarit kritik, aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në skuadër, si dhe një histori të provuar të ekzekutimit me sukses të fushatave të integruara PR & Marketing Online.

Pozita : PR & Marketing Manager

Lokacioni: Prishtinë

Kohëzgjatja: 1 vit me mundësi vazhdimi

Orari: 40 orë pune

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  1. Zhvillimi dhe ekzekutimi i planeve gjithëpërfshirëse të PR dhe Marketing për të mbështetur objektivat organizative të eventeve dhe për të rritur vizibilitetin e brand-eve; 
  2. Menaxhimi i krijimit dhe zbatimin të  fushatave të marketingut dixhital nëpër kanale të ndryshme, duke përfshirë mediat sociale, emailin dhe marketingun e përmbajtjes;
  3. Analizimi i të dhënave të performancës së fushatës dhe KPI-ve për të matur efektivitetin dhe për të optimizuar strategjitë e PR & Marketing; 
  4. Ndërtimi dhe mbajta e marrëdhënie të forta me kontaktet e medias, influencuesit dhe aktorët kryesorë për të siguruar marketingun, mbulimin e shtypit dhe partneriteteve; 
  5. Hartimi i përmbajtjes - i deklaratave bindëse për shtyp, i materialeve mediatike dhe i materiale marketingu për të komunikuar në mënyrë efektive mesazhet kyçe; 
  6. Monitorimi i prirjeve të industrisë, dinamikës së tregut dhe aktivitetevë te konkurrentëve për të identifikuar mundësitë për rritje dhe diferencim; 
  7. Menaxhimi i skuadrës së PR & Marketing dhe bashkëpunimi ndër-funksional me ekipet e brendshme, si: produksioni, shitjet, menaxhimi klientëve për të siguruar përputhjen dhe integrimin e përpjekjeve të marketingut.
  8. Administrimi i buxheteve të marketikungut, afateve kohore dhe burimeve në mënyrë efektive për të realizuar projekte në kohë dhe brenda buxhetit.
  9. Përditësimi me zhvillimet teknologjike dhe praktikat më të mira në PR, marketing, dhe media dixhitale për të përmirësuar vazhdimisht strategjitë dhe taktikat.
  10. Detyra të tjera në bazë të kërkesave te projektit dhe nevojës së kompanisë.

Kualifikimet dhe përvoja

  • Përvojë pune minimum 5 vite në sektorin e marketingut dhe marrëdhënieve publikun;
  • Kualifikimi i lartë universitar (Bachelor), në degët: Marketing, Marrëdhënie me Publikun, Biznes, Gazetari, Ekonomi. Kualifikime të tjera Master apo trajnime profesionale në këto fusha janë vlerë e shtuar; 
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me fjalë, me aftësinë për të hartuar mesazhe të qarta dhe bindëse për audienca të ndryshme; 
  • Eksperiencë e provuar në zhvillimin dhe ekzekutimin e fushatave të integruara PR dhe marketing në të gjithë kanalet tradicionale dhe dixhitale të komunikimit;
  • Njohuri të gjera mbi praktikat e marrëdhënieve me mediat, duke përfshirë: koordinimin e marrëdhënieve me mediat, përhapjen e informacionit dhe shkrimin e njoftimeve për shtyp; 
  • Aftësi në menaxhimin e platformave të marketingut dixhital, si Google Analytics, sistemet e menaxhimit të mediave sociale dhe software të marketingut me email si. Mailchimp; 
  • Afësi kreative dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve, me një mendje proaktive dhe të nxitur drejt zgjidhjeve dhe rezultateve; 
  • Aftësi menaxhimi për të motivuar dhe frymëzuar anëtarët e ekipit për të arritur qëllimet e përbashkëta; 
  • Njohuri e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe dhe njohuri e mirë e gjuhës angleze; 
  • Gadishmëri për udhëtime jashtë vendit, për nevoja të projekteve; 
  • Fleksibilitet për punë jashtë orarit. 

Përfitimet:

  • Paga konkurruese në përputhje me përvojën; 
  • Mundësi bonusi sipas suksesit të projekteve; 
  • Angazhim në një skuadër të re me projekte të shumta inovatore brenda dhe jashtë vendit;
  • Mundësi të zhvillimit profesional dhe trajnimeve sipas nevojës.

Procesi i aplikimit: 

Për të aplikuar për postin e PR & Marketing Manager, ju lutemi të dorëzoni me e-mail cv-në tuaj dhe një letër motivuese që përshkruan kualifikimet tuaja dhe përvojën përkatëse përmes butonit "Apliko Këtu" ose emailit të mëposhtëm. Përfshini shembuj të fushatave të suksesshme PR & Marketing që keni menaxhuar, së bashku me rezultatet përkatëse të arritura. 

Personi kontaktit: 

Arta Pllana Maloku

Head of Finance & Admin, Chester Production

arta@chesterproduction.com

Ne presim me padurim të shqyrtojmë aplikimin tuaj dhe të diskutojmë se si mund të kontribuoni në suksesin tone të përbashkët!

Kategoria Marketing, Reklamim & PR
Skadon 25/05/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet