1
PREMIUM
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania GiFi është rrjeti më i madhë i dyqaneve me produkte të standardit europian që tashmë është hapur Kosovë.
GiFi është një zinxhir francez me mbi 600 dyqane, kryesisht në Francë, Spanjë, Belgjikë, Itali dhe në Afrikë. Gifi ka një gamë te gjerë produktesh me pakicë siq janë: lodra për fëmijë, produkte shtepiake për kuzhinë, banjo, kopsht,
mobilje, dekorime, produkte për kujdesin në shtëpi, aksesorë për kafshët shtëpiake dhe shumë artikuj të tjerë.

Përjetoni rrugën tuaj të karrierës në një ambient të ri dhe të freskët me Kompaninë GiFi.
Bëhuni pjesë e një ekipi të pasionuar dhe shijoni sfidat dhe arritjet në botën e shkëlqyeshme të shitjes me pakicë duke aplikuar në pozitën:

  • Depoist (3 pozita)

LOKACIONI: PRISHTINA MALL
Detyrat dhe Përgjegjësitë :

  • Organizim i inventarit të depo-it dhe mbikqyrja e hyrjeve dhe daljeve të mallrave;
  • Menaxhimi i stokut dhe sigurimi i një kontrolli të vazhdueshëm të nivelit të stokut;
  • Koordinimi i dërgesave të produkteve në mënyrë efikase dhe koordinimi i logjistikës;
  • Përgatitja e raporteve të përditshme për nivelin e stokut dhe aktivitetet e depo-it;
  • Zbatimi i procedurave të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit në depo.

Kualifikimet:

  • Të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
  • Eksperiencë pune në depo dhe organizim të inventarit;
  • Aftësi të shkëlqyera të organizimit dhe koordinimit, zgjidhjes së problemeve dhe menaxhimit të kohës;
  • Njohuri të mira të sistemeve dhe teknologjive të menaxhimit të depo-ve.
  • Të ketë patent shoferin (kategoria B);

Ne ofrojmë:

  • Page konkurruese;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Ambient të mirë te punë;
  • Mundësi reale te zhvillimit profesional.

Informata shtesë:

  • Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: hr@gifi-kos.com
    duke shënuar në subjekt Pozitën për të cilën aplikoni.
  • Afati për aplikim deri me datë: 30.05.2024
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 24/05/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet