1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Avicena KS- SH.P.K, shpall konkurs për pozitën:

  • Laborant, në të gjitha qendrat e Avicena-KS. 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Angazhohet për pritjen dhe komunikimin me pacient me profesionalizëm dhe mirësjellje,
  • Bashkëpunon ngushtë dhe mban raporte të mira me të gjithë kolegët dhe eprorët,
  • Kryen analizat laboratorike nga lëmia e profesionit përkatës,
  • Kujdeset për përdorimin e inventarit dhe aparaturës në mënyrë të rregullt dhe mban përgjegjësi për gjendjen e tyre,
  • Bën mirëmbajtjen dhe kalibrimin e aparateve,
  • Përgatit reagensët për punë,
  • Bën kontrolle të brendshme të aparateve me serum kontrolli,
  • Mban në mënyrë të rregullt dokumentacionin mjekësor dhe dokumentacionet e tjera,
  • Ruan konfidencialitet të plotë për çështjet që kanë të bëjnë me trajtimin e klientit/pacientit apo punën e institucionit etj.

Kualifikimet e kërkuara: 

  • Përvojë pune në fushën relevante.
  • Kandidati/ ja duhet të ketë Licencën e Punës valide,
  • Njohuri të teknikave dhe procedurave laboratorike,
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësisë etj.

Konkursi mbetet I hapur deri me datë 15.05.2024

CV-te dërgohen përmes butonit "Apliko Këtu" ose tek hr@avicena-ks.org duke cekur në subjekt pozitën dhe lokacionin që aplikoni. 

Kategoria Shëndetësi, Medicinë
Skadon 15/05/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet