1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Si rezultat i zgjerimit të punës sonë ne po kërkojmë persona të kualifikuar të cilët do të na bashkohen për të ndihmuar në zhvillimin e tregjeve të reja.

Devolli Group SH.P.K., shpall konkurs për vende të lira të punës:

Pozita: Drejtor i Shitjes (Shqipëri)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Zhvillimi dhe zbatim i strategjive të shitjes për të rritur shitjet dhe të përmbushur objektivat financiare të kompanisë.
  • Menaxhimi i ekipit të shitjes dhe të marketingut për të siguruar koordinimin e përpiktë të përpjekjeve të shitjes dhe marketingut.
  • Identifikimi i mundësive të reja tregtare dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët e rinj dhe ekzistues për të zgjeruar bazën e klientëve.
  • Monitorimi i performancës së shitjes dhe analiza e të dhënave për të identifikuar trendet dhe rreziqet potenciale.
  • Përgatitja dhe prezantimi i raporteve të shitjes dhe analizave të performancës për menaxhmentin ekzekutiv dhe ekipet tjera të përfshira.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Të paktën nivelin bachelor të studimeve, me preferencë për drejtimet Menaxhment apo Ekonomi.
  • Të paktën 3 vite përvojë të mëparshme në pozita udhëheqëse.
  • Njohuri të thella për strategjitë dhe praktikat më të mira të shitjes dhe marketingut.
  • Shkathësi të nivelit të lartë në menaxhim, organizim, caktimit të objektivave dhe planifikim.
  • Shkathësi të nivelit të lartë të komunikimit dhe negocimit.
  • Shkathësi për vendimarrje, të organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve.
  • Të ketë shkathtësi të menaxhimit të punës në presion;
  • Aftësi udhëheqëse të forta dhe aftësi për të motivuar dhe frymëzuar ekipin.
  • Komunikim i shkëlqyeshëm dhe aftësi për të krijuar marrëdhënie të mira me klientët dhe të interesuarit e tjerë.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke shtypur butonin e mëposhtëm "APLIKO"

 

Kategoria Menaxhment
Skadon 22/05/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Jashtë Vendit
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet