1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Si rezultat i zgjerimit të punës sonë ne po kërkojmë persona të kualifikuar të cilët do të na bashkohen për të ndihmuar në zhvillimin e tregjeve të reja.

Devolli Group SH.P.K., shpall konkurs për vende të lira të punës:

Pozita: Menaxher/e Marketingu (Shqipëri)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjëse në zhvillimin e strategjisë së marketingut për promovimin e brendeve të kompanisë.
  • Përgjegjës për identifikimin e target grupës, për zhvillim të planit të marketingut me objektiva specifike përmes kanaleve dhe segmenteve të ndryshme.
  • Menaxhon ekzekutimin e programit të marketingut nga fillimi deri në fund, duke shfrytëzuar mbështetjen e brendshme dhe nxitur bashkëpunimin
  • Analizon trendet e konsumatorëve, analizën e tregut në mënyrë që të zhvilloni strategji të suksesshme të marketingut.
  • Krijon dhe mirëmban raportime analitike për të zhvilluar fushatat e ardhshme.
  • Propozon dhe menaxhon projekte hulumtuese të marketingut për të gjeneruar të dhëna mbi eksperiencën e konsumatorëve për të përmirësuar strategjinë e komunikimit dhe marketingut
  • Harton dhe menaxhon buxhetin e marketingut
  • Zhvillon dhe udhëheq kampanjat e marketingut
  • Bashkëpunon ngushtë me shitjen dje ndihmon në zhvillimin e aktiviteteve

Kualifikimet:

  • Bachelor në Marketing apo Administrim Biznesi
  • Përvojë pune së paku 3 vjet në menaxhim të kampanjave të marketingut, strategjisë dhe planit
  • Përvojë punë në marketingun online përfshirë mediat sociale dhe marketingun e kontentit
  • Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze

Shkathtësitë dhe aftësitë:

  • Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit
  • Aftësi shumë të mira organizuese dhe përcaktim prioritetesh
  • Shkathësi për menaxhim, organizim, caktimit të objektivave dhe planifikim.
  • Shkathtësi për vendim-marrje
  • Të ketë shkathtësi të menaxhimit të punës në presion;
  • Të ketë aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit;
  • Aftësi udhëheqëse të forta dhe aftësi për të motivuar dhe frymëzuar ekipin.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke shtypur butonin e mëposhtëm "APLIKO"

Kategoria Marketing, Reklamim & PR
Skadon 21/05/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Jashtë Vendit
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet