1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

 Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

Termat e Referencës – Kërkesë për shërbime 

JUST REACT- Ngritja e reagimit qytetar drejt një qasjeje të përmirësuar në drejtësi në Kosovë

  1. Historiku

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) së bashku me Fondin e Zhvillimit të Komunitetit (CDF) janë duke implementuar projektin e titulluar: “JUST REACT - Ngritja e reagimit qytetar drejt një qasjeje të përmirësuar në drejtësi në Kosovë”, një projekt trevjeçar i financuar nga Komisioni Evropian. JUST REACT synon të promovojë rolin e qytetarëve dhe shoqërisë civile në promovimin e transparencës, llogaridhënies dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Kosovë. Projekti do të avokojë për qasje të përmirësuar në drejtësi për të gjithë qytetarët, me theks të veçantë në grupet e ndjeshme, komunitetet rurale, viktimat e dhunës dhe diskriminimit, ato të prira për abuzim, apo të tjerët që kanë më pak mundësi për qasje të duhur në drejtësi në përgjithësi. Projekti gjithashtu synon të forcojë dialogun ndërmjet shoqërisë civile, qytetarëve dhe institucioneve përkatëse në luftimin e padrejtësive sociale dhe mungesës së qasjes në drejtësi që është thelbësore për përmirësimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit në Kosovë.

Në kuadër të këtij projekti do të ofrohet mbështetje për Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP) në fusha dhe tema të ndryshme përkitazi me nevojat e AIP-së. Mbështetja profesionale që do të ofrohet perfshinë analiza profesionale, ndihmë me ekspertë në tema të caktuara, dhe hulumtime tematike. Fokusi i kësaj mbështetje dhe projektit në përgjithësi është tek mbrojtja e interesit të përgjithshëm dhe të të drejtave të njeriut

Kjo detyrë e veçantë synon t'i ofrojë ekspertizë Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), në hartim të Udhëzuesit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në nivel Komunal. Objektivi tjetër i kësaj detyre është rrjetëzimi i zyrtarëve përgjegjës për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në një grup të veçantë me qëllim të ndërgjegjësimit të nivelit lokal të qeverisjes lidhur me Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Objektivi i detyrës

Objektivi i kësaj detyre është t'i ofrojë ndihmë përmes ekspertizës Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Kosovë (AIP) duke hartuar një udhëzues që ka të bëjë me ndërgjegjësimin e nivelit lokal të qeverisjes për mbrojtjen e të dhënave personale.  Objektivi tjetër është të ndërgjegjësoj Komunat e Republikës së Kosovës në lidhje me obligimet dhe përgjegjësitë ligjore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Eksperti pritet të ketë një kuptim gjithëpërfshirës të kornizës ligjore ekzistuese, duke përfshirë Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen të Dhënave Personale (në tekstin në vijim: Ligji). azuar në këtë udhëzues, eksperti duhet të propozojë praktikat më të mirat në zbatimin e ligjit dhe do t’i kontribuoj ngritjes së ndërgjegjësimit të zyrtarëve përgjegjës. Rezultati i kësaj detyre është Ndërgjegjësimi i institucioneve publike, përkatësisht Komunave të Kosovës për zbatimin e detyrimeve ligjore të përcaktuara me ligj dhe  Hartimi i Udhëzuesit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në nivel Komunal.

  1. Kriteret e kërkuara

Numri i ekspertëve dhe ekspertiza e kerkuar: Një (1) ekspert në fushën juridike ose shkenca sociale.

Arsimi: Diplomë Universitare në nivelin Master ose Provim të Jurisprudencës.

Përvoja profesionale: Aplikanti duhet të ketë të paktën 5 vjet përvojë pune, 3 nga to ekspertizë e dëshmuar në hartimin e analizave ligjore, politikave ose raporteve të ngjashme, me përparësi në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Kërkesat gjuhësore: Aftësi të shkëlqyera të të shkruarit në gjuhën shqipe dhe angleze.

Pengesat: Aplikimet nga shërbyesit civil nuk janë të lejueshme dhe për pasojë do të refuzohen.

Aplikanti duhet të kuptojë në mënyrë të detajuar kornizën ligjore dhe parimet ligjore si dhe kompleksitetin e politikave të mbrotjes së të dhënave personale. Aftësitë e forta analitike dhe hulumtuese janë thelbësore për kryerjen e vlerësimeve të plota dhe mbledhjen e informacionit përkatës. Aftësitë efektive të komunikimit janë thelbësore për artikulimin e qartë të koncepteve komplekse ligjore dhe angazhimin me palët e interesuara për të mbledhur të dhëna dhe për të adresuar shqetësimet.

  1. Fushëveprimi i angazhimit
  • Bashkëpunimi me AIP-në dhe palët relevante të interesit për të përcaktuar objektivat dhe rezultatet e procesit të hartimit të udhëzuesit;
  • Pjesëmarrja në punëtorinë që organizon AIP me përfaqësuesit e nivelit lokal për të siguruar inputet për hartimin e udhëzuesit;
  • Hartimi i një plani për udhëzuesin, që i nënshtrohet miratimit nga AIP-ja;
  • Kryerja e hulumtimit mbi analizën e nevojave të nivelit të qeverisjes lokale nëpër komuna të Republikës së Kosovës për sigurimin e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen të Dhënave Personale;
  • Hartimi i Udhëzuesit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në nivel Komunal, duke inkorporuar të dhëna/inputet nga AIP-ja;
  • Dorëzimi i dokumentit të finalizuar me komente të përfshira.
  1. Afati kohor dhe specifikat e angazhimit

Detyra parashihet të realizohet nga data 06 maj deri më 06 korrik 2024 (2 muaj). Tabela më poshtë përshkruan detyrat/dorëzimet dhe afatin kohor, duke përfshirë numrin e ditëve.

          5. Afati dhe dorëzimi i dokumenteve:

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme deri më: 30 prill 2024 në orën 16:00, në adresën applications@legalpoliticalstudies.org). Dokumentet duhet të përfshijnë:

  1. CV-në profesionale;
  2. Dëshmi mbi punën profesionale;
  3. Shprehjen e interesit që përshkruan se si angazhimi do të përmbushë kriteret e përzgjedhjes.
  4. Shembuj të analizave/raporteve/hulumtimeve.
  5. Procesi i vlerësimit dhe përzgjedhjes: Metoda e përzgjedhjes së konsulentëve individual (ekspertit)

Vlerësimi i Curriculum Vitae (CV) kundrejt Termave të Referencës dhe fushëveprimit të shërbimeve

Kriteret e kualifikimeve të përgjithshme mund të përfshijnë nënkriteret e mëposhtme: kohëzgjatja e plotë e aktivitetit profesional, niveli i arsimimit dhe trajnimit, pozitat e mbajtura nga kandidati dhe përvoja si konsulent.

Kriteret e përshtatshmërisë për konsulencë mund të përfshijnë nënkriteret e mëposhtme: shkathtësi, zotërim të demonstruar të temës dhe aftësi ne prezantime si dhe përvojën paraprake, të gjitha të lidhura drejtpërdrejt me detyrën, fushën, lëndën, etj.

Konsulentët individualë përzgjidhen në bazë të kualifikimeve të tyre për detyrën. Përzgjedhja do të bazohet në krahasimin e kualifikimeve (CV-të) të të paktën tre kandidatëve të kualifikuar nga ata që shprehin interes. Kandidati me pikët më të larta të vlerësimit duhet të plotësojë të gjitha kualifikimet përkatëse dhe të jetë plotësisht i aftë për të kryer detyrën.

Asnjë aplikacion nuk do të pranohet/konsiderohet pas mbylljes së afatit për aplikim dhe në çfardo forme tjetër (p.sh. fizikisht, përmes faksit) ose të dërguara në adresa të tjera dhe në gjuhë tjetër përveç gjuhës shqipe ose/apo angleze. Thirrjet telefonike nuk pranohen.

Aplikimet inkurajohen nga të gjithë kandidatët e kualifikuar, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, besimi, aftësia e kufizuar, orientimi seksual dhe identiteti gjinor.


Group for Legal and Political Studies (GLPS)

Terms of Reference – Request for services

JUST REACT- Boosting Civic Reaction towards an Improved Access to Justice in Kosovo

  1. Background

Group for Legal and Political Studies (GLPS), in partnership with the Community Development Fund (CDF), are implementing the project titled: “JUST REACT – Boosting Civic Reaction towards an Increased Access to Justice in Kosovo”, a three-year project funded by the European Union. JUST REACT aims to promote the role of citizens and civil society in enhancing transparency, accountability and protection of basic human rights and freedoms in Kosovo. The project advocates for improved access to justice for all citizens, with special emphasis on vulnerable groups, rural communities, victims of violence and discrimination, those prone to abuse, or others who have less opportunities for proper access to justice in general. It will also strengthen the dialogue between civil society, citizens and relevant institutions in the fight against social injustices and the lack of access to justice which is essential for further improving the rule of law in Kosovo.

The project will provide support to the Information and Privacy Agency (IPA) in various fields and topics related to the needs of IPA. Professional support that will be provided includes professional analysis, assistance with experts on certain topics, and thematic research. The focus of this support and the project in general is to protect public interest and human rights.

This particular assignment aims to provide expertise to the Information and Privacy Agency (IPA), by drafting the Guideline on Protection of Personal Data at the municipal level. The other objective of this task is the networking of officials responsible for the Protection of Personal Data in a special group with the aim of raising awareness at the local level of government regarding Protection of Personal Data

Objective of the assignment

The objective of this assignment is to provide expert assistance to the Information and Privacy Agency (IPA) in Kosovo by drafting a guideline pertaining to the awareness of the local level of government on the protection of personal data. The other objective is to make the Municipalities of the Republic of Kosovo aware of the legal obligations and responsibilities for the Protection of Personal Data. The expert is expected to have a comprehensive understanding of the existing legal framework, including Law No. 06/L-082 on Protection of Personal Data (hereinafter: Law). Based on this guideline, the expert must propose the best practices in the implementation of the law and will contribute to raising the awareness of the responsible officials. The result of this task is the Awareness of public institutions, namely the Municipalities of Kosovo for the implementation of the legal obligations defined by law and the Drafting of the Guideline on Protection of Personal Data at the municipal level.

  1. Requirements

Number of experts and expertise requested: One (1) expert in the area of law or social sciences.

Education: Diploma of Master Degree or Bar Examination

Professional experience: The applicant must have at least 5 years of work experience, with at least 3 years demonstrating expertise in drafting legal analyses, policies, or similar reports, preferably in the field of personal data protection.

Language requirements: Excellent writing skills in Albanian and English are essential.

Eligibility: Applications from civil servants are ineligible and as such will be rejected.

The applicant should possess a deep understanding of legal frameworks and legal principles, as well as the complexities of personal data protection policies. Strong analytical and research skills are essential for conducting thorough assessments and gathering pertinent information. Effective communication skills are crucial for clearly articulating complex legal concepts and engaging with stakeholders to gather input and address concerns.

  1. Scope of assignment
  • Collaborating with the IPA and relevant stakeholders to define the objectives and deliverables of the guideline drafting process;
  • Participation in the workshop organized by the IPA with representatives of the local level to provide input for the drafting of the guideline;
  • Drafting an outline for the guideline, subject to approval by the IPA;
  • Conducting research on the analysis of the needs of the local government level in the municipalities of the Republic of Kosovo to ensure the implementation of Law No. 06/L-082 on Protection of Personal Data;
  • Drafting of the Guideline on Protection of Personal Data at the municipal level, incorporating data/inputs from the IPA;
  • Submission of the finalized document with feedback included.
  1. Timeline and assignment specifics

The current assignment will span from May 06 to July 06, 2024 (2 months). The table below describes the tasks/deliverables and the timeline, including the number of days.

          5. Deadline and submission of documents:

Interested candidates are invited to submit the following documents by: 30 April 2024 at 16:00, to applications@legalpoliticalstudies.org). Documents should include:

  1. Professional CV;
  2. Evidence on professional work experience;
  3. Expression of Interest describing how the expert meets the selection criteria.
  4. Samples of previous analyses/reports/research.
  5. Evaluation and selection process: Selection method of individual consultants (expert)

Evaluation of Curriculum Vitae (CV) against the Terms of Reference and scope of services

 

General qualification criteria may include the following sub-criteria: total duration of professional activity, level of education and training, positions held by the candidate and experience as a consultant.

Consultancy eligibility criteria may include the following sub-criteria: skills, demonstrated subject matter and presentation skills, and prior experience, all directly related to the task, field, subject, etc.

Individual consultants will be selected based on their qualifications for the assignment. Selection will be based on a comparison of the qualifications (CVs) of at least three qualified candidates from those expressing interest. The candidate with the highest evaluation score should meet all relevant qualifications and be fully capable of performing the assignment.

No application will be accepted/considered after the application deadline and in any other form (e.g. in hard copy, via fax) or sent to other addresses and in a language other than Albanian and/or English. Phone calls are not accepted.

All qualified candidates are encouraged to apply, regardless of their ethnicity, age, faith, disability, sexual orientation and gender identity.

Kategoria Ligj & Legjislacion
Skadon 30/04/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet