1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Bëhu pjesë e skuadrës sonë!

Albkor Import KS shpall konkurs për vende pune për pozicionin Agjent/e i/e shitjes (5):

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ekzekutimi i shitjeve: Angazhohet drejtpërdrejt me klientët për të shitur vetura online per te përmbushur shitjet mujore dhe vjetore.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët: Ndërtoni dhe mbani marrëdhënie të forta me
    klientët e rinj dhe ekzistues për të siguruar përsëritjen e biznesit.
  • Njofton klinetet per produktet e kompanise dhe informon;
  • Paraqisni raporte të shitjeve ditore dhe javore te Menaxheri Komercial, duke
    ofruar njohuri mbi aktivitetet e shitjeve dhe reagimet e klientëve.
  • Hulumton dhe monitoron dhe raporton vazhdimisht mbi trendet e tregut dhe
    aktivitetet e konkurrencës
  • Respekton të gjitha politikat dhe udhëzimet e kompanisë, si dhe çdo
    rregullore ligjore që rregullon aktivitetet e shitjeve.

Paga: 600 € Neto , Plus bonuse ne shitje

Orari punes: E Hene – E Shtune 

Orari punes: 09:00 – 17:30


Zyrtar/e për Financa:
 
Përgjegjësitë kryesore:
  • Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël;
  • Regjistrimi kontabël i transaksioneve financiare, faturave në softuerin e kontabilitetit si dhe rikonsilimet e llogarive bankare;
  • Përcjellja e kartelave dhe barazimi me partnerët afarist (klientët dhe furnitorët);
  • Asiston në përgatitjen e librave tregtarë dhe konfirmimin e tyre me dokumentacionin mbështetës; 
  • Përpilon raporte financiare sipas kërkesave të udhëheqësit të departamentit; 
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera për të siguruar që të gjitha transaksionet financiare janë të dokumentuara dhe të regjistruara saktësisht;
  • Zbaton politikat dhe procedurat financiare të kompanisë për të siguruar që të gjitha veprimet janë në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe raportimit financiar si dhe ligjet e aplikueshme
Kërkesat dhe Kualifikimet:
  • Diplomë universitare në fushën e ekonomisë, financave kontabilitetit ose të ngjashme;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike;
  • Njohuri të mira të MS Office;
  • Përvojë e punës në fushën relevante (e preferueshme);
  • Certifikime dhe/ose trajnime profesionale  (e preferueshme);
  • Njohja e programeve te kontabilitetit (konsiderohet përparësi);

Paga: 600 € Neto 

Orari punes: E Hene – E Shtune 

Orari punes: 09:00 – 17:30

Nese ke ambicje, talent në shitje dhe adhuron autoveturat apliko përmes butonit "Apliko Këtu" apo dërgo CV-në tënde në email: albkorimport.ks@gmail.com

Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 20/05/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet