1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!

Albi Mall me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.

Recepsioniste në QT ALBI MALL (1 vend pune)

Vendi i punës: Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Mirepritja, informimi, dhe orientimi i palëve,
  • Pranimi i telefonatave dhe pergjigjja ne e-mailet informuese,
  • Pranon dhe përcjellë porositë dhe dërgesat,
  • Punë tjera të ngjajshme lidhur me pozitën,

Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës së mesme, e preferuar diploma universitare në drejtimet administrative, juridike apo ekonomike,
  • Të ketë përvojë pune te ngjajshme,
  • Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme,
  • Të ketë njohje te mire te gjuhes angleze,
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi, kuptimi i nevojave të stafit,
  • Të ketë njohuri ne perdorimin e paisjeve te zyres dhe programeve te MS Office
  • Të jetë energjike, aftësi të punës nën stres, me vetë iniciativë dhe flexibile

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: hr@albicenter.com deri në datën 15.05.2024.

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kategoria Administratë
Skadon 15/05/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet