1

Asistent / Zyrtar Ligjor, Asistent / Zyrtar i Kolektimeve, Praktikant

Ruaj
Debt Loan Recovery
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Debt Loan Recovery Shpk – DLR ёshtё kompania e parё nё Kosovё e specializuar nё ofrimin e shёrbimeve tё ndryshme pёr banka, institucione mikrofinanciare dhe të tjera. Ne ofrojmë mundësi angazhimi të kandidatёve të motivuar dhe të interesuar për zhvillim personal dhe tё karrierёs pёr individё me ambicie, profesionalizёm dhe pёrkushtim pёr standarde tё larta tё performancёs. Nё shёrbim tё rritjes dhe zhvillimit tonё tё vazhdueshёm, DLR shpallё

KONKURS

  1. ASISTENT/ZYRTAR LIGJOR
  2. ASISTENT/ZYRTAR I KOLEKTIMEVE
  3. PRAKTIKANT (me kompenzim mujor dhe me mundësi të punësimit)

pёr Prizren, Pejё, Gjakovё, Gjilan dhe Prishtinë

Detyrat dhe pёrgjegjёsitё e pёrgjithshme për këto pozita:

  • Menaxhimi i portfolios individuale - angazhimi në të gjitha aktivitetet e kolektimeve – komunikimi dhe negocimi me klientë, monitorimi i ripagesave mujore; evidentimi i aktiviteteve në sistemin elektronik; si dhe në aktivitetet administrative: shënimet, dokumentet, raportet, korrespondencat e ndryshme etj. 
  • Pos detyrave të përshkruara më lartë, Asistentët ligjorë do të angazhohen edhe në të gjitha aktivitetet dhe procedurat ligjore të ndërmarra nga DLR.
  • Varësisht prej fushës së studimeve, Praktikantët angazhohen në të gjitha aktivitetet e lartëshënuara. 

Kualifikimi: 

  • pёr Asistent/Zyrtar tё kolektimeve -  diplomё universitare nё Ekonomi dhe varёsisht prej pёrvojёs sё punёs determinohet pozita; 
  • pёr Asistent/Zyrtar ligjor - diplomё universitare nё Juridik dhe dhe varёsisht prej pёrvojёs sё punёs determinohet pozita; 
  • pёr Praktikant -  student i vitit tё fundit tё studimeve ose i/e sapodiplomuar. 

Kandidatёt duhet tё kenё:

  • Integritet tё lartё personal dhe profesional;
  • Aftёsi tё mira komunikimi verbal dhe të negociimit; 
  • Aftёsi tё mira analitike, planifikimi dhe organizative;
  • Leja e vozitjes e domosdoshme.

Aplikimi: Dërgoni CV-nё tuaj nё adresёn elektronike dlr.vendepune@gmail.com me titull: Pozita për qytetin (shënoni pozitёn dhe emrin e qytetit pёr ku aplikoni). 

Afati i fundit pёr aplikim ёshtё 30 prill 2024

Kategoria Ligj & Legjislacion
Skadon 30/04/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet