1
PREMIUM
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS

 

Telkos LLC është kompani e telekomunikimit e cila ofron internet me shpejtësi të lartë përmes fijeve optike, televizione kabllore dhe transmetim televiziv për klientët rezidencialë dhe për organizatat e të gjitha llojeve në mbarë Kosovën.

Pozitat e punës të hapura në Prishtinë:

Arkëtare/Asistente administrative x2

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Menaxhoni transaksionet me klientët duke përdorur arkat, pagesa kesh, apo përmes kartelës bankare.
  • Kontrolloni faturat dhe siguroheni që çmimet janë të sakta.
  • Lëshoni fatura, kupona, rimbursime ose ndryshime në pagesa.
  • Shitni produkte dhe prezantoni produktet e reja te konsumatorët.
  • Zgjidhni kërkesat dhe ankesat e klientëve, i udhëzoni dhe jepni informatat e duhura.  
  • Komunikoni me klientët me mirësjellje, durim dhe i përshëndetni secilin herë në hyrje dhe dalje.
  • Mbani pastërtinë dhe rregull në vendin e punës.
  • Bashkëpunoni me koleget dhe komunikoni me pozitivitet. 
  • Kontrolloni transaksionet e bilancit dhe raportoni nëse ka mospërputhje.
  • Mirëmbani kontratat me klient duke i vendosur në hapësirën e caktuar dhe i skanoni ato. 
  • Komunikoni me klient aktivë dhe jo aktivë për të marrë dhe dhënë informacione rreth produkteve. 
  • Bashkëpunoni me koleget nga departamentet tjera për të bërë zgjidhjen më të mirë për nevojat e klientëve. 
  • Përdorni programet dhe teknologjinë e nevojshme të punës sipas udhëzimeve.
  • Kryeni detyra tjera brenda pozitës, aftësive dhe kompetencave.

Kualifikimi i kërkuar

  • Kompetenca të shkëlqyera të komunikimit
  • Preferohet edukim universitar
  • Përdorimi i mirë i teknologjisë

Agjente e Përkrahjes Teknike (F) x2

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Menaxhoni thirrjet hyrëse dhe dalëse në kohën dhe mënyrën e duhur.
  • Ndiqni udhëzimet e komunikimit gjatë bisedave me klient dhe palë tjera.
  • Identifikoni nevojat e klientëve, sqaroni informacionin, hulumtoni çdo çështje dhe ofroni zgjidhje dhe/ose alternativa.
  • Bashkëpunoi me ekipet tjera brenda dhe jashtë departamentit për të zgjidhur problemet e klientëve dhe për të ofruar mbështetje.  
  • Mbani shënime të të gjitha bisedave në bazën e të dhënave (raportin) në mënyrë të kuptueshme.
  • Ndërtoni marrëdhënie të qëndrueshme me klientët dhe kujdeseni që klientët të komunikojnë lirshëm. 
  • Menaxhoni pajisjet dhe programet teknologjike të NOC-it, sipas nevojës dhe udhëzimeve të personit përgjegjës.
  • Kryeni detyra tjera brenda pozitës, aftësive dhe kompetencave

Kualifikimi i kërkuar

  • Kompetenca të shkëlqyera të komunikimit
  • Preferohet edukim universitar
  • Përdorimi i mirë i teknologjisë

Agjent/e i/e Shitjes – Derë më Derë x2

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Prezantoni, promovoni dhe shitni produkte/shërbime duke përdorur argumente bindëse për klientët ekzistues dhe të ardhshëm.
  • Kontaktoni biznese dhe persona për të gjeneruar klient.
  • Krijoni, zhvilloni dhe mbani marrëdhënie pozitive me biznese dhe klient.
  • Informoni menaxhmentin për nevojat e klientëve, problemet, interesat, aktivitetet konkurruese dhe potencialin për produkte dhe shërbime të reja.
  • Realizoni objektivat dhe rezultatet e shitjeve sipas planifikimit.
  • Koordinoni përpjekjet e shitjeve me anëtarët e ekipit dhe departamentet e tjera.
  • Kryeni analizën  kosto-benefit dhe nevojave të klientëve ekzistues/potencial për të përmbushur nevojat e tyre
  • Përshpejtoni zgjidhjen e problemeve dhe ankesave të klientëve për të maksimizuar kënaqësinë.
  • Përcillni trendët dhe praktikat më të mira të marketingut.
  • Kryeni detyra tjera brenda pozitës, aftësive dhe kompetencave.

Kualifikimi i kërkuar

  • Kompetenca të shkëlqyera të komunikimit
  • Preferohet edukim universitar
  • Përdorimi i mirë i teknologjisë

Teknik në Terren për Rrjet Optike x2

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Lidhni, shkëputni, mirëmbani, instaloni pajisjet e kompanisë te klientët apo brenda rrjetës së internetit. 
  • Përdorni mjetin transportues dhe pajisjet e punës në mënyrë të sigurt për veten dhe ekipin e punës duke u kujdes dhe mirëmbajt ato vazhdimisht.
  • Instaloni, riparoni, mirëmbani dhe testoni  linjat e aksesit për të gjitha llojet e pajisjeve dhe teknologjisë.
  • Kryeni punët e nevojshme për të shtrirë kabllot brenda rrjetës dhe deri te klienti nëpër shtylla, puseta dhe infrastrukturë fizike. 
  • Kryeni punën sipas specifikave, udhëzimeve dhe planeve të pranuara nga mbikëqyrësit. 
  • Kur është e nevojshme i përshtateni orarit të punës sipas nevojave të biznesit. 
  • Kujdeseni vazhdimisht për shëndetin dhe sigurinë në punë dhe në rast të paraqitjes së rrizkut pas vlerësimit, informoni mbikëqyrësin menjëherë.
  • Vazhdimisht i përdorin pajisjet personale mbrojtëse pa asnjë përjashtim. 
  • Merrni pjesë në takimet dhe trajnimet e sigurisë dhe profesionale.
  • Punoni vazhdimisht me profesionalizëm dhe siguroheni për qëndrueshmërinë e punës tuaj dhe të ekipit të punës.
  • Menaxhoni tiketat dhe raportoni për punën e kryer dhe atë të planifikuar.
  • Jepni ide dhe merrni nisma për të përmirësuar punën tuaj dhe të ekipit të punës. 
  • Komunikoni me klientët në mënyrë profesionale në të gjitha situatat duke demonstruar mirësjellje, durim dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve në marrëdhëniet me klientët.
  • Bashkëpunoni me koleget e punës me profesionalizëm dhe tregoni pozitivitet.
  • Kryeni detyra tjera brenda pozitës, aftësive dhe kompetencave.  

Kualifikimi i kërkuar

  • Përparësi njohja e punës me fije optike
  • Përparësi njohja e punës me ‘Spllajs Aparat’

Shpërblimi dhe benefitet

  • Paga
  • Bashkëpunim afatgjatë
  • Shtesa për fëmijë nën moshën 18-vejçare
  • Shërbime tjera

Ju mirëpresim të aplikoni duke e dërguar CV-në e përditësuar përmes butonit 'Apliko Këtu' ose te hr@telkos.net deri më 16.05.2024. Shënoni pozitën për të cilën aplikoni në subjekt.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet