Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Zyrtar i lartë për teknologji informative

	 	 

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 03/ L -149, Rregullore  

Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shpalle:

                                  REKRUTIM                                        

Institucioni:  Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë

Titulli i vendit të punës:Zyrtar i lartë për teknologji informative

Koeficienti / 8

Nr. i Referencës:  MTI/ 24

Numri i zyrtarëve që do të pranohen: 1

Vendi: Prishtinë     Data: ­­­05/08/2019  

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me drejtorin e përgjithshëm dhe stafin tjetër profesional për zbatimin e shërbimeve dhe produkteve përkatëse;
  • Kryen detyra të specializuara, sipas kërkesës, në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;
  • Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe;
  • Të këshillojë Drejtorin e Përgjithshëm për nevojën e azhurnimeve me kohë të TI-së dhe të monitorojë performancën e LAN, të mirëmbajë dhe azhurnojë sistemet llogaritëse të agjencisë;
  • Të zhvillojë data bazën e bizneseve duke përfshirë edhe sistemin informatikë të menaxhimit, sistemin e CRM dhe bazat e të dhënave on-line;
  • Të sigurojë kapacitete për t’i konsultuar data bazat e bizneseve ndërkombëtare për t’u mundësuar bizneseve që të përfitojnë nga qasja në baza të dhënave dhe rrjetet përmes ndërmjetësimit aktiv;
  • Të ofrojë raporte mujore të sistemit të CRM për Drejtori i Përgjithshëm lidhur me aktivitetin e Agjencisë, si dhe të çështjeve financiare të Agjencisë;
  • Kryen detyra të tjera sipas nevojës për të realizuar misionin, qëllimet, objektivat, aktivitetet dhe detyrat e Agjencisë dhe/ose sipas kërkesave të Drejtorit të Përgjithshëm.

    Kualifikimet për këtë vend të punës:

  • Diplomë universitare: Fakulteti Ekonomik, Juridik apo Teknologji Informative;
  • Minimum 3 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri të thellë në fushën profesionale specifike të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës , të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

  • Kohëzgjatja e emërimit:

Nëpunësi i karrierës (përhershëm) Periudha provuese. Dymbëdhjetë (12) muaj.

Data e bylljes së konkursit:

19/08/2019

Paraqitja e kërkesave

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org  dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më: 19/08/2019. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.

Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.  

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike,qendrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

 Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara,vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do  të kontaktohen.

TAGS: Ministria e Tregtise dhe Industrisë, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1006
Kategoria Juridik
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC