1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Titulli I vendit të punës: Menaxher Prodhimi

Përshkrimi:

Kameleoni SHPK është kompani e cila merret me prodhimin shitjen dhe montimin e produkteve per terasa dhe ballone si : Pergola, Veranda, Xhama levizes te ndryshme dhe tenda te ndryshme.

Jemi ne rritje te vazhdueshme dhe tash kemi nevoje disa pozita ku ndër to edhe pozita e Menaxherit të Prodhimit.

Jemi në kërkim të një djali apo vajze të talentuar për të drejtuar ekipin tonë të përkushtuar drejt një performancë të lartë dhe inovacionit në prodhim. Pozita është një mundësi e jashtëzakonshme për një individ të pasionuar për të ndikuar në rritjen dhe suksesin tonë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Planifikimi, organizimi dhe monitorimi i të gjitha aktiviteteve të prodhimit.
  • Menaxhimi i ekipit të prodhimit për të siguruar që të gjitha detyrat të kryhen me efikasitet dhe në përputhje me standartet e cilësisë.
  • Zhvillimi dhe implementimi i proceseve të përmirësimit të prodhimit dhe efikasitetit të operacioneve.
  • Bashkëpunimi me departamentet tjera për të siguruar që ne mbajmë nivelin më të lartë të performancës dhe sigurisë në ambientin e punës.
  • Përgatitja e raporteve të rregullta për përmbushjen e objektivave dhe përparimin e prodhimit.
  • Identifikimi i çështjeve potenciale dhe zhvillimi i planeve për t'i adresuar ato në mënyrë efektive dhe efikase.

Kualifikimet:

  • Përvojë pune të përshtatshme në menaxhimin e prodhimit në një ambient industrial.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe udhëheqës.
  • Aftësi për të menaxhuar ekipin dhe për të ndërtuar një kulturë të punës së bashkuar dhe të motivuar.
  • Aftësi organizimi dhe menaxhimi të kohës.
  • Aftësi për të menduar strategjikisht dhe për të zgjidhur problemet në mënyrë kreative.
  • Diplomë në Inxhinieri, preferohet drejtimi i arkitekturës, ndertimtarisë ose Makinerisë, apo fushë të ngjashme.

Ne ofrojmë një ambient të punës të frytshëm, mundësi zhvillimi personal dhe profesional, dhe një ekip të përkushtuar që është gati të përpiqet për suksesin. Nëse jeni një kandidat i përshtatshëm për këtë pozitë, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj së bashku me një letër motivimi në adresën tonë të email-it të mëposhtëm. Për pyetje shtesë, mos hezitoni të na kontaktoni.

info@kameleoni.biz

Konkursi mbetet I hapur deri me datën 30.04.2024

Faleminderit për interesin tuaj për të qenë pjesë e ekipit tonë!

Kategoria Prodhim
Skadon 30/04/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet