1
PREMIUM

Koordinator i Departamentit të Pajtueshmërisë për PPP/FT

Ruaj
Shield Recruitment&HR
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Shield Recruitment & HR kërkon Koordinator i Departamentit të Pajtueshmërisë për PPP/FT (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kujdeset për raportim të rregullt dhe në kohë sipas Ligjit 05/L-096, duke qenë përgjegjës për përgatitje dhe dërgim të raporteve në para të gatshme në shumat e përcaktuara me ligj në NjIF si dhe raportet tjera;
  • Përdor sistemet e bankës për monitorimin e klientëve (AML Moduli, WorldCheck, Swift, CIF, BEST, MIS etj.) ;
  • Monitoron transaksionet ditore dhe mbledhë informata për transaksionet e dyshimta dhe jo të rregullta, asiston në analizat e tyre dhe evidenton, transaksionet e dyshimta të raportuara në NjIF ;
  • Këshillon degët dhe punonjësit e Bankës në zbatimin politikave dhe procedurave, me fokus në identifikimin e klientëve apo transaksioneve të dyshimta lidhur me PPP/FT;
  • Këshillon degët dhe punonjësit mbi hapjen e llogarive të klientëve dhe klasifikimin e tyre në bazë të rrezikshmërisë;
  • Përmbush kërkesat për informata nga BQK, NjIF, Gjykata, Policia e Kosovës, AKI;
  • Kontrollimi i swift transaksioneve;
  • Monitoron implementimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit si dhe Rregulloren e BQK-së lidhur me parandalimin e pastrimit të parave;
  • Monitoron implementimin e Politikave dhe Procedurave të brendshme të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
  • Definon kriteret dhe klasifikon klientët sipas lartësisë së shkallës së rrezikut që paraqesin për tentim të shpërlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit;
  • Raporton në NjIF, për ta bërë atë të vetëdijshëm për çdo situatë që ka të bëjë me transaksionet e dyshimta;
  • Viziton degët dhe nëndegët për implementimin e PP për Parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, hapjet e llogarive, formularin e bqk, etj;
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e tabelave për punët në Departamentin e Pajtueshmërisë për PPP/FT
  • Në mungesë të Menaxherit është përgjegjëse për koordinimin e punëve dhe stafit në Departamentin e Pajtueshmerise për PPP/FT

Kualifikimet;

  • Diplome Universitare në fushën relevante;
  • Njohuri të mira të produkteve bankare ;
  • Së paku tri vite përvojë pune në AML;
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze ;
  • Aftësi të mira ndëpersonale dhe komunikuese;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR  https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 22 Prill 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Kategoria Ligj & Legjislacion
Skadon 22/04/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet