Komuna e Gjilanit

Udhëheqës i sektorit ligjor, Udhëheqës i Sektorit për Arsim

	 	 

Në bazë të nenit 11 paragrafi 1 dhe nenit 18 paragrafi 1 të Ligjit mbi Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-149 dhe nenit 15 paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civilë, Komuna e Gjilanit shpallë

KONKURS

  1. ZYRA E KRYETARIT

Sektori ligjor

1.1 Lloji i pozitës : Udhëheqës i sektorit ligjor

Kat. Funksionale:/niveli i drejtues

Grada: 7

Koeficienti; 8.5

Procedura e aplikimit: I jashtëm

Lloji i emërimit : I KARRIERËS

Nr. i ekzekutuesve 1(një)

Titulli i mbikëqyrësit: Kryetari i Komunës

Orari i plotë : 40 orë në javë

Nr. i referencës:  RN00005303                 

Qëllimi i vendit të punës: Sigurimi i shërbimeve juridike dhe këshilluese ligjore për të siguruar menaxhim efektiv të rreziqeve ligjore dhe kontraktuale si dhe hartimi dhe shqyrtimi i legjislacionit sekondar.

Detyrat kryesore:

  1. Udhëheq punën e gjithëmbarshme të sektorit dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
  2. Menaxhon me stafin e sektorit dhe bënë ndarjen e detyrave tek varësit e ti,ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte she shërbime cilësore;
  3. Shqyrton propozimet e rregulloreve dhe akteve të tjera që i propozohen kuvendit të komunës për miratim;
  4. Harton rregulloret,urdhëresat administrative si dhe aktet tjera juridike që i lëshon kryetari i komunës;
  5. Siguron ndihmë juridike, shërbime dhe këshilla ligjore për drejtorit,zyrat dhe sektorët e komunës;
  6. Siguron që projekt rregulloret e propozuara dhe të hartuara të jenë në përputhje me standardet e ligjet përkatëse dhe politikat komunale si dhe statutin e komunës;
  7. Siguron përfaqësim dhe mbrojtjen e interesit të komunës dhe institucioneve që financohen nga komuna;
  8. Bën vlerësim të rregullt të stafit nën mbikqyrjen e tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e tyre në nivel me standardet e kërkuara;

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë univerziteti,fakulteti juridik 4 vite përvoj pune profesionale.
  • Njohuri e mirë e ligjeve,rregulloreve në fushën përkatëse,
  • Aftësi komunuikuese,negociuese dhe bindëse në menaxhim,
  • Shkathtësi në caktim të objektivave,planifikim të punës dhe analizë.
  • Shkathtësi në udhëheqje dhe organizim të ekipit,ose grupit punues,
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word,Exel,Power point etj)
  1. DREJTORIA E ARSIMIT

Sektori i arsimit

2.1 Lloji i pozitës : Udhëheqës i Sektorit për Arsim

Kat. Funksionale:/niveli i drejtues

Grada: 7

Koeficienti; 8.5

Procedura e aplikimit: I jashtëm

Lloji i emërimit : I KARRIERËS

Nr. i ekzekutuesve 1(një)

Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori

Orari i plotë : 40 orë në javë

Nr. i referencës: RN00005304

Qëllimi i vendit të punës: Zhvillimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të politikave, procedurave standarde dhe strategjive lidhur me arsimin dhe edukimin para fillor, fillor, të mesëm të ulët, të mesëm të lartë, me nevoja të veqanta, si dhe promovimi i shëndetit në institucione arsimore.

Detyrat kryesore:

1 Udhëheq sektorin e arsimit dhe cakton objektivat e tij në pajtim me strategjinë dhe objektivat e Drejtorisë dhe harton plane vjetore të punës të detajuara për të përmbushur këto objektiva;

2.Planifikimin,udhëheqjen dhe koordinimin e tё gjitha aktiviteteve nё drejtori dhe nё shkolla,

3.Siguron hartimin,zhvillimin dhe mbikëqyerjen e zbatimit të legjislacionit politikave dhe procedurave standarde si dhe ofron shërbime me Arsimin parafillor,fillor,të mesëm, të ulët, të mesëm të lartë, me nevoja të veqanta si dhe institucionet tjera arsimore profesionale;

4.Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat e brendëshme dhe rekomandon ndryshime, përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë në arsim;

5.Kujdeset pёr përfshirjen e tё gjithё fёmijёve tё moshës deri nё 15 vjet nё arsimin e    obligueshёm;

  1. Kujdeset pёr trajnimin e punëtorёve arsimor;

7.Bashkёpunon me MASHT-in dhe organet komunale;

  1. Kryen punë tjera nё fushёn e arsimit qё obligohet nga Drejtori, MASHT-i dhe Komuna;

Kualifikimet dhe Shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë univerziteti, shkencat shoqerore, 4 vite përvoj pune profesionale.
  • Njohuri dhe përvoj në fushën e edukimit dhe arsimimit;
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim,organizim caktim të objektivave dhe planifikim;
  • Njohuri të mira për mbikqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocim;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word,Exel,Power point etj);
  • Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës 

Për pozitat e cekura më lartë zbatohet puna provuese prej dymbëdhjetë (12) muajve konform nenit 20, paragrafi  2, të LSHCK.

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet ta kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm (fotokopje) si vijon:

  • Dëshmi të kualifikimit shkollorë, fotokopje e noterizuar, ndërsa e nostrifikuar në MASHT, nëse kandidati e ka kryer shkollimin jashtë Republikës së Kosovës;
  1. Dëshmi mbi përvojën e punës për pozitat ku kërkohet përvoja;
  2. Certifikata për trajnime dhe njohje të punës me kompjuter;
  3. Dokumentin e identifikimit;
  4. Certifikatën se nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale.

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në arkivin qendror të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve

Afati i aplikimit në QSHQ është 15 ditë, nga dita e shpalljes publike të konkursit në  gazetë ditore, Web faqen komunale dhe në tabelën komunale të shpalljeve publike dhe atë nga data 01.08.2019 deri më datën; 15.08.2019 ora 16:00.

Shërbimi Civilë i Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe i mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e Shërbimit Civilë të Administratës Publike, Qendrore dhe Lokale, siç parashihet në nenin 11, të Ligjin mbi Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës”.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të njoftohen për vendin, datën  dhe kohen e mbajtjes së testimit me shkrim përmes web faqes zyrtare të komunës dhe tabelës së shpalljeve publike të Komunës.

Dokumentet e pranuara të aplikantëve  fotokopje, nuk kthehen.

TAGS: Komuna e Gjilanit, GjilanKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 374
Kategoria Juridik
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Gjilan
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC