1

Korrier (8), Zyrtar/e i/e kujdesit ndaj klientit, Depoist

Ruaj
Postman
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

 

Ekipa e Postman po rritet! 

Postman hap konkurs pune për:

Pozita: KORIER –

Vendi i punes:

  • Prishtine 5 Korier
  • Drenas 3 Korier

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Bën selektimin dhe skenimin e dërgesave të pranuara.
  • Organizon porositë hyrëse në bazë të rrugëve dhe adresave të dërgimit.
  • Siguron dorëzimin e saktë dhe në kohë të të gjitha porosive, duke iu përmbajtur rregullave postare dhe standardeve të shërbimit.
  • Telefonon dhe shperndane dergesat ne adresat e sakta te klieteve.
  • Sigurohet që të gjitha kërkesat dhe ankesat e klientëve të trajtohen me respekt dhe në kohën e duhur.
  • Bashkëpunon me kolegët dhe mbikëqyrësit për të optimizuar rrugët e dorëzimit, për të zgjidhur çështjet e dorëzimit dhe për të përmirësuar efikasitetin e përgjithshëm dhe kënaqësinë e klientit.
  • Njohja e terenit perkates, I cili I caktohet nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet:

  • Përvojë pune në fushën e shërbimeve postare është një avantazh.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • Patent shofer me Kategori B (e obliguar)

Pozita: ZYRETAR/E I/E KUJDESIT NDAJ KLIENTIT

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Ofrimi i mbështetjes së shpejtë dhe cilësore për klientët përmes telefonit, email-it.
  • Identifikimi dhe zgjidhja e problemeve të klientëve duke përdorur mekanizmat e shërbimeve tona.
  • Sigurimi që të gjitha kërkesat dhe ankesat e klientëve të trajtohen me respekt dhe në kohën e duhur.
  • Bashkëpunimi me ekipe për të zgjidhur çështjet komplekse të klientëve dhe për të siguruar një përvojë të përdoruesit të shkëlqyer.

Kualifikimet:

  • Përvojë pune në fushën e shërbimeve të klientëve është një avantazh.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, në mënyrë të shkruar dhe të folur.
  • Aftësi për të menaxhuar situata të ndërlikuara dhe për të zgjidhur problemet me një qasje kreative dhe efikase.
  • Njohuri bazike kompjutetike.

Pozita: DEPOIST

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Etiketimi dhe shënjimi i dërgesave për t'u siguruar që ato dërgohen në destinacionin e duhur.
  • Pranimi dhe kontrollimi i saktësisë dhe plotësisë së dokumentacionit për çdo dërgesë për të siguruar që informacioni është i saktë dhe i plotë.
  • Menaxhimi i inventarit të dërgesave dhe paketave për të siguruar që mallrat janë të organizuara dhe të arrinë në kohë.
  • Bashkëpunimi me korierët për tu siguruar që dërgesat të dërgohen në mënyrë të sigurt dhe në kohën e duhur.
  • Raportimi për çdo sfidë ose çështje që mund të ndodhë gjatë procesimit të dërgesës.
  •  

Kualifikimet:

  • Përvojë pune ne depo është një avantazh.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi.

Bëhuni pjesë e ekipit tonë duke aplikuar përmes e-mailit:

  • ️ hr@postman-ks.com

 

Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 10/05/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë, Drenas
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet