Korporata Rugove

Automekanik

	 	 

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitën e hapur të punës:

AUTOMEKANIK

ZYRA QENDRORE E UJË RUGOVE, SHKABAJ, PRISHTINË.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore të pozitës:

  • Kujdeset për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve të kompanisë;
  • Kujdeset për kryerjen e servisimeve të rregullta të automjeteve;
  • Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimi, testimi, lubrifikimi i automjeteve;
  • Kujdeset për automjetet e kompanisë, për gjendjen teknike të tyre dhe evidenton dëmtimet e bëra;
  • Si dhe bën punë të ngjashme në këtë fushë.

Çka presim nga kandidatët:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të jenë të gatshëm për pune ekipore;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

Kriteret e punësimit:

  • Diplomë e shkollës së mesme, e preferueshme të ketë shkollim profesional;
  • Të ketë përvojë pune si automekanik;
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Të jetë i gatshëm për pune ekipore;
  • Patentë shofer të kategorisë B.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 18 gusht 2019, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.

TAGS: Korporata RugovePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1321
Kategoria Mekanikë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Kastriot
Shpallje të Ngjashme Të gjitha
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC