Ministria e Financave

Analist i lartë i buxhetit

	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Financave-Ministarstvo za Finasija – Ministry of Finance

Ministria e  Financave, mbështetur në Ligjin nr. 03/L-149, “Për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës”, dhe Rregullores nr. 02/2010, “Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil”, me qëllim të realizimit të procedurave të rekrutimit për pozitën, Analist i lartë i buxhetit,  Shpallë këtë:

KONKURS

Titulli i pozitës:              Analist i lartë i buxhetit ( 1 pozitë)

Numri i referencës:        21/2019- DB/MF

Grada e vendit punës:   Niveli profesional

Koeficienti:                     8

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të njësisë;
  • Analizon dhe shqyrton propozimet buxhetore dhe vlerëson korrektësinë, saktësisë dhe tërësisë e tyre;
  • Analizon buxhetin e mëparshme duke marrë në konsideratë realizimin e tij gjatë vitit të kaluar financiar dhe rekomandon ndryshimeve të përshtatshme në buxhet për stafin menaxhues;
  • Ofron këshilla profesionale për njësitë buxhetore lidhur me hartimin e buxhetit;
  • Komunikon dhe bashkëpunon me njësitë buxhetore dhe përcjell aktivitetet buxhetore që kanë implikime buxhetore për strategjitë e tyre zhvillimore;
  • Mbështet njësite buxhetore në zbatimin e buxhetit gjatë vitit fiskal dhe jep propozime për kërkesat e arritura buxhetore;
  • Përgatitë raporte periodike lidhur me realizimin e buxhetit nga njësitë buxhetore dhe propozon masa për përmirësimin e tyre;
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën financave dhe buxhetit
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësia që çështjet e ndërlikuara të  analizohen dhe përcillen në mënyrë efektive dhe të shpejtë, dhe për të përcaktuar prioritetin e detyrave të rëndësishme;
  • Aftësi për të punuar nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (PIP, BDMS, Word, Excel, Power Point);
  • Diplomë universitare-fakulteti ekonomik apo fushat përkatëse buxhet – financa;
  • Përvoja e punës minimum 3 vite përvojë pune profesionale.

INFORMATË E PËRGJITHSHME  PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Ministria e Financave  ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet  nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë  për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  në organet e shërbimit civil siç specifikohet  në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149  për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse  si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, Dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), letërnjoftimin, Dëshminë e përvojës së punës dhe dy referenca.

Kërkesa për punësim mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës (Sheshi Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen: https://mf.rks-gov.net/

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i XII, zyra nr. 1207.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për  shkak të  numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese  1 vjeçare.

Afati i konkurrimit është prej datës  01/08/ 2019 deri me datë  15/08/ 2019, deri në orën 16:00.

Konkursi  është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.

Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen.

Për informata shtesë,  ju lutemi telefononi në numrat: 038/200/34/196; 038 200 34 155;

TAGS: Ministria e Financave, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 396
Kategoria Financa
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC