Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalRepublika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosovo
Qeveria – Vlada – Government
Ministria e Financave - Ministarstvo za Finansija - Ministry of Finance
Thesari i Kosovës – Trezor Kosova - Treasury of Kosova
Duke u bazuar në Ligjin nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil të Kosovës, Rregulloren nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil te Republikës se Kosovës, si dhe nenin 4.2. të Ligjit Bazik 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Thesari në Ministrinë e Financave, publikon këtë:
KONKURS
Institucioni: Thesari i Kosovës – Ministria e Financave
Titulli i pozitës: Zyrtar Ligjor
Divizioni: Administratë dhe TI
Numri i referencës: 21/2019/TH- Ll/60
Kategoria Funksionale: Niveli profesional
Koeficienti: 7 / Grada 9
Lloji i pozitës: i Karrierës
Orari i Punës: 40 orë në javë (me orar te plote
Kohëzgjatja e emërimit: nëpunësi i karrierës (pa afat te caktuar)
Periudha provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj
Nëpunësi raporton te: Udhëheqesi i Divizionit per administratë dhe TI
Vendi i punës: Prishtinë, Ndërtesa e Qeverisë se Republikës së Kosovës
Qëllimi i vendit të punës:
Ofrimi i shërbimeve dhe këshillave profesionale në fushën e hartimit të politikave dhe legjislacionit nga fushëveprimi i institucionit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Kulifikimi dhe përvoja
Shkathtësitë e kërkuara
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT
Thesari - Ministria Financave ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional ne organet e shërbimit civil siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
Aplikacionit duhet t`i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës së punës ( raport nga Trusti i Pensional i Kosoves), nje CV. Për kualifikimet e kerkuara kerkohen dëshmi: çertifikata ose diploma relevante, etj.
Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës ( rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen: mf.rks-gov.net
Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i X, zyra nr. 1008.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.
Afati i konkurrimit është prej datës 31.07.2019 deri me datën 14.08.2019, deri në orën 16:00 (ora zyrtare e objektit).
Konkursi është i hapur pesëmbëdhjetë ( 15 ) ditë nga dita e publikimit. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen. Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 34 066.
TAGS: Ministria e Financave, Prishtine, KosovaJob, Vende Pune, Njoftime Pune, Oferta Pune, Portal Pune, Lyp Pune, Vende te lira Pune, Kerko Pune