Ministria e Financave

Zyrtar i Pagesave

	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – Government

Ministria e Financave - Ministarstvo za Finansija - Ministry of Finance

Thesari i Kosovës – Trezor Kosova - Treasury of Kosova

Duke u bazuar në Ligjin nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil të Kosovës, Rregulloren nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil te Republikës se Kosovës, si dhe nenin 4.2. të Ligjit Bazik 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Thesari në Ministrinë e Financave, publikon këtë:

KONKURS

Institucioni: Thesari i Kosovës – Ministria e Financave

Titulli i pozitës: Zyrtar i Pagesave                 

Divizioni: Pagesave

Numri i referencës: 18/2019/ TH- BF/620

Kategoria Funksionale: Niveli profesional

Koeficienti: 7 / Grada 9

Lloji i pozitës: i Karrierës

Orari i Punës: 40 orë në javë ( me orar te plote )

Kohëzgjatja e emërimit: nëpunësi i karrierës ( pa afat te caktuar )

Periudha provuese : Dymbëdhjetë (12) muaj

Nëpunësi raporton te: Udhëheqësi i Divizionit të Pagesave

Qëllimi i vendit te punës:

Plotësimi strukturës organizative ne Thesar

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Kontrollon te dhënat e nevojshme për pagesat për të  parandaluar gabimet para  procedimit te shpenzimeve.
  • Kontrollon Kodet ekonomike dhe organizative për shpenzimet e mjeteve buxhetore të përfshira në UOP;
  • Verifikon kompletimin e dokumentacioneve te bashkangjitura  UOP-së te  nevojshëm për procedim, regjistron transaksionet financiare  në SIMFK, duke  krahasuar ID e furnitorit, Llogarinë Bankare  si dhe te dhënat e tjera te nevojshme të përfituesit;
  • Pranon për procedim vetëm dokumentacionin në origjinal dhe krijon kopje  të UOP dhe dokumenteve tjera për OB .
  • Krahason të dhënat në SIMFK lidhur me llogarit bankare , ID si dhe te dhënat e nevojshme të përfituesve;
  • Përgjegjës për zbatimin e Rregullave financiare dhe procedurave në fuqi.
  • Mban marrëdhënie të mira me zyrtaret e organizatave buxhetore duke zhvilluar një frymë te shëndosh bashkëpunimi .
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës nga menaxhmenti.

Kualifikim dhe përvoja:

  • Diploma e Universitetit në fushën e Ekonomisë dhe finacave
  • Përvojë profesionale - 2 vjeçare, pas diplomimit.

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Aftësi analitike dhe shkathtësi komunikuese
  • Njohja e gjuhës angleze (në të shkruar dhe të folur) dhe gjuhëve tjera zyrtare është përparësi.
  • Shkathësi të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
  • Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Shkathtësi kompjuterike (Word, Excel, Power Point, Access, internet)
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;

INFORMATË E PËRGJITHSHME  PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Thesari - Ministria Financave ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet  nga të gjitha komunitetet në Kosovë

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë  për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  ne organet e shërbimit civil siç specifikohet  në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149  për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet t`i bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës së punës ( raport nga Trusti i Pensional i Kosoves), nje CV. Për kualifikimet e kerkuara kerkohen dëshmi: çertifikata ose diploma relevante, etj.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen: mf.rks-gov.net 

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i X, zyra nr. 1008.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për  shkak të  numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Afati i konkurrimit është prej datës 31.07.2019 deri me datën 14.08.2019, deri në orën 16:00 (ora zyrtare e objektit).

Konkursi  është i hapur pesëmbëdhjetë ( 15 ) ditë nga dita e publikimit. Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen.  Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 34 066.

TAGS: Ministria e Financave, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 786
Kategoria Financa
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC