1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Besa Security është kompani e njohur që ofron shërbime dhe pajisje të sigurisë, e themeluar në vitin 2003 dhe e njohur për përkushtimin e saj ndaj përsosshmërisë dhe inovacionit në ofrimin e zgjidhjeve të sigurisë së nivelit të lartë. Ekipet tona janë të përkushtuara për t'i mbajtur njerëzit dhe pronat të sigurta, dhe ne jemi duke kërkuar për agjent të shitjes dhe marketingu që ndan vizionin tonë.

Pozita: Agjent i Marketingut

Vendet e lira: Prishtinë, Ferizaj dhe Drenas

Detyrat, përgjegjësitë dhe kriteret e agjentit të marketingut:

  • Aftësi të forta të të menduarit analitik dhe strategjik;
  • Aftësi të jashtëzakonshme komunikuese dhe negociuese;
  • Të ketë njohje të mirë të tregut, konkurrencës dhe konsumatorit;
  • Aftësi për të punuar i pavarur si dhe në ekip;
  • Të ketë patent shofer kategoria B e preferueshme; 

Çfarë ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese dhe bonuse të bazuara në performance;
  • Mundësi për të punuar me teknologjinë më të fundit të sigurisë;
  • Një mjedis pune mbështetës dhe bashkëpunues;
  • Mundësi rritjeje dhe zhvillimi professional;
  • Bërja e ndryshimit duke kontribuar për një komunitet më të sigurt;

Nëse jeni gati ta çoni karrierën tuaj në një nivel tjetër dhe të jeni pjesë e një ekipi të përkushtuar për përsosmërinë e sigurisë, aplikoni sot! Bashkohuni me ne për ta bërë botën një vend më të sigurt.

Aplikimi mund të bëhet deri me datë 30.04.2024, ora 16:00.

Nëpërmjet dërgimit të CV-së në email hr@besasecurity.com, si dhe fizikisht në zyret tona;

Telefoni kontaktues: 049/964/624

Kategoria Marketing, Reklamim & PR
Skadon 30/04/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet