Ministria e Financave

Zyrtar i Lartë Ligjor

	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – Government

Ministria e Financave - Ministarstvo za Finansija - Ministry of Finance

Thesari i Kosovës – Trezor Kosova - Treasury of Kosova

Duke u bazuar në Ligjin nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil të Kosovës, Rregulloren nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil te Republikës se Kosovës, si dhe nenin 4.2. të Ligjit Bazik 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Thesari në Ministrinë e Financave, publikon këtë:

KONKURS

Institucioni: Thesari i Kosovës – Ministria e Financave

Titulli i pozitës: Zyrtar i Lartë Ligjor

Divizioni: Administratë dhe TI

Numri i referencës: 17/2019/TH- Ll/050

Kategoria Funksionale: Niveli profesional

Koeficienti: 8 / Grada 8

Lloji i pozitës: i Karrierës

Orari i Punës: 40 orë në javë (me orar te plote

Kohëzgjatja e emërimit: nëpunësi i karrierës (pa afat te caktuar)

Periudha provuese: Dymbëdhjetë (12) muaj

Nëpunësi raporton te: Udhëheqesi i Divizionit per administratë dhe TI

Vendi i punës: Prishtinë, Ndërtesa e Qeverisë se Republikës së Kosovës

Qëllimi i vendit të punës:

Ofrimi i mbështetjes profesionale përmes analizave, këshillave dhe ekspertizave me qëllim të përmbushjes së objektivave të përcaktuara të njësisë organizative, pa mbikëqyrje të afërt në punë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Këshillon grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet dhe kryen detyra të specializuara në fushën specifike si dhe ndihmon stafin tjetër të institucionit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të njësisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohet;
  • Asiston në hartimin e akteve normative si dhe aktet tjera juridike të cilat dalin nga fushë veprimtaria e institucionit në bazë të procedurave të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi.
  • Është përgjegjës për këshillimin lidhur me pajtueshmërinë e projektligjeve dhe të akteve të tjera nënligjore me Kushtetutën dhe me legjislacionin në fuqi të Republikën e Kosovës
  • Bën rishikimin ligjor dhe gjuhësor, siguron që përmbajtja ligjore dhe teknike të jetë e saktë dhe identike në të tri gjuhët zyrtare si dhe bën hulumtime dhe analiza të ndërlidhura me ligjet dhe aktet nënligjore brenda fushës së përgjegjësisë
  • Jep rekomandime, opinione, këshilla dhe udhëzime për menaxhmentin e institucionit lidhur me te gjitha çështjet ligjore
  • Trajton të gjitha vendimet e formës së prere që paraqitura nga institucionet gjyqësore dhe autoritetet përmbarimore, Avokaturën Shtetërore, etj. konform dispozitave të LMFPP-së
  • Bashkëpunon dhe komunikon me organizatat buxhetore si dhe zyrtarët ligjor lidhur me ekzekutimin e vendimeve të formës se prerë
  • Kryen edhe punë tjera të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi i drejtë për drejtë

Kualifikimi dhe përvoja

  • Diploma e universitetit në fushën e Fakultetit Juridik;
  • Përvojë profesionale - 3 vjeçare, pas diplomimit.

Shkathtësitë e kërkuara

  • Njohuri në fushën profesionale ligjore, të fituar përmes arsimimit universitar dhe trajnimeve përkatëse (e preferuar në sektorin publik);
  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e legjislacionit dhe hartimin e akteve ligjore
  • Njohuri te ligjeve dhe rregulloreve te aplikueshme,
  • Njohuri te mira për të përcaktuar prioritetin e detyrave të rëndësishme;
  • Aftësi e lartë e raportimit me shkrim;
  • Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe bashkëpunim ekipor;
  • Njohja e gjuhës angleze, serbe dhe e njohja e gjuhëve tjera është përparësi;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion kohor;
  • Shkathtesi kompjuterike ne aplikacione te programeve (Word, Excel,Power Point,Access);

INFORMATË E PËRGJITHSHME  PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Thesari - Ministria Financave ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë  për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  ne organet e shërbimit civil siç specifikohet  në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149  për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet t`i bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës së punës ( raport nga Trusti i Pensional i Kosoves), nje CV. Për kualifikimet e kerkuara kerkohen dëshmi: çertifikata ose diploma relevante, etj.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës ( rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen: mf.rks-gov.net 

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i X, zyra nr. 1008.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për  shkak të  numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Afati i konkurrimit është prej datës 31.07.2019 deri me datën 14.08.2019, deri në orën 16:00 (ora zyrtare e objektit).

Konkursi  është i hapur pesëmbëdhjetë ( 15 ) ditë nga dita e publikimit. Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen.  Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 34 066.

TAGS: Ministria e Financave, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 245
Kategoria Juridik
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC