1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Shpallje Pune
Blini Fashion House, e vendosur në Çagllavicë, Prishtinë, një markë globalisht e njohur për stilin e saj të veçantë, punën e hollësishme dhe cilësinë e lartë në dizajnimin e fustaneve të nusërisë, fustaneve të mbrëmjes dhe kostumeve të meshkujve, në kuadër të zgjerimit dhe rritjes së vazhdueshme, në përpjekje për të përmbushur nevojat në rritje për staf cilësor, njofton hapjen e konkursit për rekrutimin e pozitave të mëposhtme:

Pozicionet e hapura për aplikim janë:

  • Shitëse në Showroom

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Shërbim i shpejtë dhe kuptim i nevojave të klientit.
  • Ndihmë në zgjedhjen e produkteve sipas stilit dhe dëshirave të klientit.
  • Mirëmbajtja e rafteve dhe ekspozimit të dyqanit.
  • Menaxhim i sektorit të dyqanit dhe vendosje korrekte e produkteve.
  • Trajtim i kërkesave ose ankesave të klientëve.
  • Komunikon dhe bashkëpunon me stafin e prodhimit rreth porosive dhe produkteve të reja.

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Diplomë e shkollës së mesme.
  • Përvojë minimale gjashtë (6) muaj në një pozicion të ngjashëm.

Benefitet

  • Mosha mesatare e punëtorëve në kompani: 27;
  • Programe për bonuse dhe shpërblime;
  • Zhvillim i aftësive e njohurive profesionale në shitje dhe modë;
  • Trajnime profesionale dedikuar shitjes.
    Paga: 500 Euro Bruto + Programi i Bonuseve

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke përcaktuar në subjektin e emailit pozicionin për të cilin aplikoni, në: hr@bliniofficial.com.

Për ata që nuk kanë mundësi të përdorin email, ju lutemi të na kontaktoni përmes Viber ose WhatsApp në numrin: +38344465091.

Kandidatët që do të zgjidhen do të ftohen për intervistë.

Data e mbylljes së aplikimeve është më 02.05.2024.

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 01/05/24 (20 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet