1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Neptun Kosova hap konkurs për pozitën Specialist/e Ligjor/e
Punonjësi/ja do të ketë përgjegjësi dhe detyra përkatëse në përputhje me nevojat e kompanisë dhe rregulloret aktuale ligjore.

Pozicioni: Specialist/e Ligjor/e

Kompania: Neptun Kosova sh.p.k

Lokacioni: Administratë

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përgatitja, shqyrtimi dhe interpretimi i kontratave, marrëveshjeve dhe dokumenteve ligjore të tjera për të siguruar përputhshmërinë ligjore dhe interesat e kompanisë.
  • Ofrimi i këshillave ligjore të specializuara në çështje të ndryshme ligjore që kanë të bëjnë me veprimtarinë e kompanisë.
  • Përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit zyrtar në përputhje me rregullat dhe procedurat ligjore.
  • Menaxhimi i çështjeve ligjore dhe përgatitja e raporteve për menaxhimin e lëndëve të ndryshme.
  • Bashkëpunimi me departamentet tjera të kompanisë për të siguruar përputhshmëri dhe mbështetje ligjore.
  • Monitorimi i ndryshimeve ligjore dhe identifikimi i ndikimeve potenciale mbi veprimtarinë e kompanisë.
  • Sipas kërkesës dhe sipas udhëzimeve të nivelit më të lartë jep opinione ligjore si dhe bën hartimin e projektmarrëveshjeve, projektvendimeve dhe projekt akteve të tjera.
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga udhëheqësi i drejtpërdrejtë.
  •  

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Master në Juridik,  përvojë pune relevante në fushën e ligjit.
  • Njohuri të thella të ligjeve dhe rregulloreve aktuale ligjore.
  • Aftësi të larta analitike dhe zgjidhjeve të problemeve.
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe organizimit.
  • Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze.
  • Aftësi për të zhvilluar dhe përcjellur mbi baza profesionale të pavarura  zbatimin e politikave të brendshme të kompanisë.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikimi personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar institucionin.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre përmes e-mail në adresën tonë elektronike: hr@neptun-ks.com  deri me date 23.04.2024.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Kategoria Ligj & Legjislacion
Skadon 23/04/24 (9 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet