1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania Mokne shpk është kompani e re prodhuese e cila aktivitet primar e ka ujin natyral te amballazhuar .

Ne besojmë në njohjen dhe shpërblimin e punonjësve të jashtëzakonshëm, dhe ofrojmë mundësi për rritje dhe avancim brenda kompanisë sonë. Prandaj nëse keni dëshirë për të qenë pjesë e një kompanie inovative, dinamike dhe profesionale, ju inkurajojmë të aplikoni!

Lokacioni : Preoc - Cagllavice

Pozitat: Depoist, Ndihmes Depoist, Faturist

Përgjegjësite – Depoist

  • Përgjegjës për përgatitjen dhe verifikimin e mallit për liferim :
  • Ngarkimi i mallit per liferim       
  • Pranimi i mallit te nga furnitorët      
  • Furnizimi i brendshëm më lëndë te parë.
  • Klasifikimi i mallit sipas brendeve dhe mirembajtja e tij       
  • Kontrollimi i afateve       
  • Detyra tjera ditore të cilat kërkohen nga udhëheqësi i divizionit të Administratës 

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme.  
  • Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve
  • Nivel të lartë të integritetit dhe motivit personal
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Patentë të vozitjes, kategori B

Faturist

Përgjegjësite:

  • Përgaditja dhe kontrollimi i faturave dalëse.
  • Regjistrimi dhe arkivimi i të gjitha dokumenteve të përcaktuara me ligj ose me procedurë të rregullt.
  • Ruajtja dhe përditësimi i bazës së të dhënave të klientit në sistem. Ndihmon ne mbikëqyrjen dhe menaxhimin e llogarive individuale.
  • Procesimin dhe përgatitjen e formave financiare dhe të biznesit për të kontrolluar bilancet e llogarisë, lehtësimin e blerjeve, etj
  • Kryen llogaritjet e zakonshme për të prodhuar analiza dhe raporte siç kërkohet nga drejtori i financave
  • Ndihmon Menaxherin Financiar në krijimin e raporteve financiare në baza të rregullta.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Diplomë Universitare në fushën e Ekonomisë.
  • Aftësi të shkëlqyera kompjuterike;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale;

Si të aplikoni:

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë përmes butonit "Apliko Këtu" ose duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike:hrmokne@gmail.com

Afati i Aplikimit:

Afati për aplikime është deri më 30.04.2024 Ju lutemi të keni parasysh se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Pse të zgjidhni Mokne shpk?

Avancimi i karrierës: Ne vlerësojmë talentin dhe përkushtimin e punonjësve tanë. Punetorët e jashtëzakonshëm do të kenë mundësinë për të avancuar karrierën e tyre brenda kompanisë tonë. Ne ofrojmë një rrugë të qartë dhe të strukturuar për karrierën, duke ju lejuar të arrini nivele të reja në aspektin profesional.

Pagat dhe benefitet: Ne ofrojmë paga dhe benefite të konkurrueshme për të tërhequr, mbajtur dhe zhvilluar talentët më të mirë.

Zhvillimi profesional: Ne besojmë në mësimin e vazhdueshëm dhe rritjen personale duke ofruar programe trajnimi dhe seminare për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë tuaja.

Ambienti inovativ i punës: Bashkohuni me një ekip profesionistësh të pasionuar pas kulturës bashkëpunuese. Inkurajojmë kreativitetin, iniciativën dhe ndarjen e ideve për të ndihmuar suksesin e kompanisë sonë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?

Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 30/04/24 (14 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Graçanicë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet