1

Menaxher i Përgjithshëm, Shitëse (F)

Ruaj
RROTA Smart Electronics
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

RROTA Smart Electronics, një lider në tregun e Kosovës në fushën e micromobility dhe produkteve smart është në kërkim të një Menaxheri të Përgjithshëm për të udhëhequr dhe menaxhuar operacionet e kompanisë si dhe Shitëse në sektor:

KONKURS PUNE

Pozicioni: Menaxher i Përgjithshëm

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  1. Planifikimi, koordinimi dhe udhëheqja e të gjitha aktiviteteve operative të kompanisë.
  2. Menaxhimi i ekipit të punës dhe sigurimi i një ambienti të punës efektiv dhe motivues.
  3. Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të shitjes, marketingut dhe zhvillimit të produkteve.
  4. Monitorimi i financave dhe raportimi i rregullt për performancën financiare të kompanisë.
  5. Bashkëpunimi me departamentet e ndryshme për të siguruar një funksionim të përkryer të biznesit.
  6. Identifikimi dhe shfrytëzimi i mundësive të reja për rritje dhe zhvillim të biznesit.

Kualifikimet dhe Profili i Kërkuar:

  • Përvojë e vlefshme dhe sukses në menaxhimin e një kompanie të mesme apo të madhe.
  • Përvoje pune në menaxhim apo shitje së paku 3 vite.
  • Aftësi të shkëlqyera udhëheqëse, komunikuese dhe organizative.
  • Njohuri të mira të fushës së micromobility dhe produkteve smart.
  • Arsim i lartë në fushën e biznesit, menaxhimit, ose një fushë të ngjashme.
  • Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe të ndryshueshëm.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, si dhe njohuri të tjera të gjuhëve të huaja është një avantazh.

Oferta dhe Avantazhet:

  • Paga konkurruese bazuar në përvojën dhe aftësitë e aplikantit.
  • Paga bazë 800.00€ Bruto / me mundësi ngritje dhe negociimi
  • Mundësi për avancim në karrierë dhe zhvillim profesional.
  • Ambient pune i këndshëm dhe sfidues. (zyre personale, kompjuter, etj.)
  • Marrëveshje për trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm.
  • Mundësi për të kontribuar në një kompani inovative dhe me një qëllim të qartë për të ndryshuar industrinë.

 

Pozicioni: Shitëse (F) – 2 pozita

Kualifikimet dhe Përgjegjësitë:

  1. Përvoja në shitje për një periudhë jo më pak se 1 vit.
  2. Aftësi të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientëve.
  3. Njohuri të mira të produkteve elektronike dhe micromobility janë një avantazh.
  4. Preferohet që kandidati të jetë banor nga Fushë Kosovë apo Prishtina.
  5. Aftësi për të punuar në një ambient komod dhe të qetë

Oferta dhe Avantazhet:

  • Paga: 385.35€ bruto në muaj. / me mundësi ngritje pas 6 muaj / bonuse në bazë të përformancës
  • Mundësi për të punuar në një kompani inovative dhe me një ambient të këndshëm të punës.
  • Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm në fushën e micromobility dhe produkteve smart.

Vendi i Punës: Pika RROTA në Fushë Kosovë

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre ( per poziten Menaxher i Pergjittshem duhet edhe një letër motivimi me arsyet pse jeni i përshtatshëm për një pozitë të tillë, cilat janë synimet tuaja dhe çfarë prisni nga punësimi), në adresën: hoverboardrrota@gmail.com

Afati i aplikimit është deri më 15 prill 2024. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Inkurajohen të aplikojnë edhe kandidatët me më pak përvojë pune por që kanë ambicie në udhëheqje. 

Kategoria Menaxhment
Skadon 15/04/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet