Ministria e Shëndetësisë

Punëtor teknik (3)

	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Shëndetësisë

Ministarstvo Zdravstvoa  - Ministry of Health

Bazuar në nenin 8 të  Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Shëndetësisë shpallë Konkurs Publik:

              SHPALLJA E KONKURSIT

Institucioni:                      Ministria e Shëndetësisë 

Departamenti:                  Divizioni i Farmacisë  / Depo e farmacisë   

Titulli i punës:                  Punëtor teknik – (3 pozita)

Orari i punës:                   Orar të plotë (40 orë në javë)

Koeficienti:                       6

Mbikëqyrësi:                    Zyrtari i farmacisë në Depo

Kohëzgjatja e kontratës: Një (1) vit, me mundësi vazhdimi

Nr. i Referencës:              MSh-20/08/2019

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Ngarkim shkarkimi i mallit;
  2. Asistimi në selektimin e mallit;
  3. Kryen punët e mirëmbajtjes së depos;
  4. Pastrimin e hapësirave të punës dhe hapësirave të jashtme të depos;
  5. Si dhe aktivitet tjera të kërkuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejt qe lidhen me vendin e punës;

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Diploma e Shkollës së Mesme;
  • Së paku një (1) vit përvojë pune në fushën përkatëse;
  • Njohuri në fushën përkatëse të depos së farmacisë;
  • Aftësia për të organizuar punën e nivelit përkatës;

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit:  01.08.2019 deri 15.08.2019

Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet  merren në Recepcion ose faqen zyrtare, dhe dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i Mushkërive).

Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës, dokumentet të  gjitha të jenë në kopje,  dhe nuk kthehen.

Kontaktet me telefon mund ti bëni në nr: 038  212 -276.

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.  

TAGS: Ministria e ShendetesisePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1192
Kategoria Farmaci
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
Shpallje të Ngjashme Të gjitha
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC