Ministria e Shëndetësisë

Udhëheqës i Divizionit për Buxhet dhe Financa

	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Shëndetësisë

Ministarstvo Zdravstvoa  - Ministry of Health

Divizioni i Burimeve Njerëzore / Divizija za Ljudske Resurse / Human Resources Division

              SHPALLJA E REKRUTIMIT

Institucioni:                                         Ministria e Shëndetësisë

Departamenti:                               Departamenti për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme

Titulli i vendit të punës:                     Udhëheqës i Divizionit për Buxhet dhe Financa  

Kategoria funksionale/Grada:           Koeficienti - 9

Afati i kontratës:                                 Nëpunës i karrierës – me kohë të pa caktuar

Nr. i Referencës:                                 MSh-16/07/2019

  1. Udhëheqë punën e gjithmbarshme të divizionit për buxhet dhe financa dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
  2. Menaxhon me stafin e divizionit dhe në bashkëpunim me udhëheqësin , organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek varësit e tij , ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të siguruar produkte dhe shërbime cilësore;
  3. Ndihmon udhëheqësin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
  4. Siguron, dhe koordinon planifikimin dhe përgatitjen e buxhetit në përputhje me objektivat e ministrisë;
  5. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është bazuar në parimet e llogaridhënies;
  6. Siguron që shpenzimet financiare të jenë në përputhje me planifikimet, rregullat dhe procedurat buxhetore si dhe përgatit raporte periodike mbi shpenzimet buxhetore në bazë të LMFPP-së;
  7. Siguron bashkëpunimin dhe koordinimin me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në kryerjen e aduditimeve dhe përgatitjen e pasqyrave buxhetore financiare;
  8. Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Shkollimi i kërkuar: Diplomë Universitare apo të avancuar në drejtimin Ekonomik, Juridik, Biznes apo të ngjashme.

Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Së paku pesë (5) vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e menaxhimit të buxhetit dhe financave;
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
  • Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
  • Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, internet)

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:  Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Kosovës si dhe Rregulloren Nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunës i karrierës,  pa afat të caktuar.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 31.07.2019 deri 14.08.2019

Paraqitja e kërkesave:  Aplikacionet  merren recepcion ose në faqen zyrtare të ministrisë, dhe dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.

”Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Për shkak të numrit te madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

TAGS: Ministria e ShendetesisePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1091
Kategoria Financa
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC