1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Zyrtar Ligjor 

Data e publikimit: 27.03.2024

Kush jemi ne? 

MONETA sh.p.k, është  institucion financiar lider në tregun e Kosovës. Me bazë në qytetin e Prishtinës, ne jemi të specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare të nivelit të lartë si një institucion kryesor financiar jo-bankar (IFJB). E licencuar dhe e rregulluar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe MoneyGram International, MONETA është partneri juaj i besuar për transferime të vazhdueshme parash dhe shërbime pagesash në mbarë Kosovën. Rrjeti ynë i gjerë i agjentëve i cili shtrihet në tërë territorin e Kosovës siguron komoditet dhe akces për klientët tanë të çmuar.

A jeni gati për të nisur një udhëtim sfidues në MONETA? Ne jemi duke kërkuar individ entuziast dhe profesionist për t'iu bashkuar Zyres tonë Ligjore.

Çfarë pritet nga ju? 

  • Të përpiloni kontrata, marrëveshje, vendime dhe dokumente të tjera ligjore;
  • Të shpreheni opinione ligjore në çështjet ligjore që kanë të bëjnë me MONETA-në dhe palët e treta;
  • Të rishikoni dokumentet ligjore dhe të siguroni pajtueshmërinë me vendimet e Drejtorit Menaxhues;
  • Të përcjellni ligjet dhe aktet nënligjore të cilat e afektojnë kompaninë;
  • Të ndërmerrni veprime ligjore brenda autorizimeve dhe përgjegjësive të deleguara.

Çfare ne ofrojmë:

  • Pagë tërheqëse;
  • Sigurim shëndetsor;
  • Zhvillim dhe trajnime professionale;
  • Atmosferë pozitive dhe miqësore në zyrat tona.

Kandidatët duhet të kenë: 

  • Diplomë universitare në juridik; 
  • Përvojë e mëparshme relevante së paku 2 vite në fushën ligjore;
  • Vëmendje të lartë në detaje dhe aftësi të shkëlqyera analitike; 
  • Gjykim të shëndoshë dhe të pavarur;
  • Njohuri në ligjet relevante dhe rregulloret për institucione financiare;
  • Shkathtësi të mira në përdorimin e MS Office; 
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe në të shkruar në gjuhën angleze.

Lokacioni: Prishtinë

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në hr@monetaks.com Luteni që të vendosni në Subject titullin  e pozitës në të cilën aplikoni, Zyrtar Ligjor”.

Afati i fundit për aplikim: 10.04.2024 (15 ditë nga data e publikimit). 

Për informata shtesë kandidatët mund të na kontaktojnë në email-in zyrtar hr@monetaks.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kategoria Ligj & Legjislacion
Skadon 10/04/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet