1

Bashkëpunëtor Profesional, Praktikant (me pagesë)

Ruaj
Pllana Law L.L.C
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konkurs Pune

Zyra e Avokaturës "Pllana Law LLC – Avokat Ardian Pllana" me seli në Prishtinë me rastin e zgjerimit të stafit kërkon të punësojë:

 

  • Bashkëpunëtor Profesional (1 pozitë) dhe
  • Praktikant me pagesë (1 pozitë)

 

Lidhur me pozitën ‘Bashkëpunëtor Profesional’ kërkohen këto kushte:

  • Diplomë Universitare, përkatësisht Fakulteti Juridik bachelor, (nuk është obligative Juridik Master, por mund të merret si përparësi)
  • Të ketë njohuri profesionale në fushën e legjislacionit dhe akteve ligjore juridike
  • Të ketë shkathtësi hulumtuese, analitike, hartuese të rekomandimeve dhe  këshillave profesionale.
  • Të ketë aftësi të shkrimit dhe arsyetimit ligjor.
  • Të ketë njohuri për sistemin dhe procedurat gjyqësore
  • Provimi i Jurisprudencës do të konsiderohet përparësi
  • Obligative minimum 2 vite përvojë pune në Gjykatat e vendit apo zyret e avokatisë
  • Gjuha angleze e obligueshme në nivel mbi mesatar.
  • Të jetë komunikativ dhe i disiplinuar në punë. I/e përkushtuar për arritje të reja dhe zhvillim profesional. I/e motivuar për të përfunduar angazhimet në kohë dhe me seriozitet të lartë. I/e aftë të punojë në grup apo individualisht. Të ketë qasje të mirë në marrëdhëniet me klientët dhe publikun. Të asistojë avokatin në seanca, takime me klient apo prezantim të ofertave tek klientët e rinj dhe klientët ekzistues.

Kohëzgjatja e Punës është 12 muaj, me mundësi vazhdimi apo ngritje.

Paga: 558.83€ bruto

Orari: 09:00-16:00 (e hënë - e premte). 

Lidhur me pozitën ‘Praktikant me pagesë’ kërkohen këto kushte:

  • Diplomë Universitare - Bachelor Juridik (nota mesatare mbi 8.0) apo student Master
  • Të kenë njohuri në: shkrim ligjor, shërbim të klientëve, të jenë të përshtatshëm në punë ekipore dhe individuale. Njohuri të gjuhës angleze në nivel mbi mesatar.
  • -I/e aftë të kryej të gjitha punët në zyrën e avokatisë si dhe të marrë pjesë në hartimin dhe përpilimin e shkresave. I/e gatshëm që me kalimin e kohës të marrë pjesë në seanca, takime me klient etj.

Kohëzgjatja e Praktikës është 12 muaj, me mundësi ngritje 

Paga: 248.68€ bruto

Orari: 09:00-16:00 (e hënë - e premte).

  • Të interesuarit për aplikim duhet të dërgojnë CV dhe Dokumentet e kërkuara në e-mail adresën: ardianpllana@gmail.com
  • Afati i fundit për aplikim është 07.04.2024

PLLANA LAW LLC - AVOKAT ARDIAN PLLANA

Adresa: Prishtinë, Rr."Garibaldi", Hyrja 21, kati I-rë, nr.6 (sipër Boheme Café)

Kontakt: +383 45 207 702

Kategoria Ligj & Legjislacion
Skadon 07/04/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet