1
PREMIUM

Zyrtar/e i/e Kontabilitetit

Ruaj
Ventius International
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Ventius International L.L.C., kompani e njohur internacionale dhe lider në rajon në fushën e prodhimit të shpuzës dhe dyshekëve, shpall konkurs për plotësimin e pozitës:

Zyrtar/e i/e Kontabilitetit

(1 vend pune)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Zbaton politikat dhe procedurat financiare të kompanisë për t’u siguruar që të gjitha veprimet janë në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe raportimit financiar si dhe ligjet e aplikueshme;
  • Regjistrimi kontabël i transaksioneve financiare në softuerin e kontabilitetit si dhe rikonsilimet e llogarive bankare;
  • Kalkulon, analizon dhe raporton kostot e prodhimit;
  • Barazimi i llogarive të pagueshme dhe llogarive të arkëtueshme me partnerët afarist në periudha të caktuara kohore; 
  • Përgatit librat tregtarë dhe i konfirmon me dokumentacionin mbështetës; 
  • Përgatit dhe analizon raportet financiare bazuar në kërkesat dhe rregulloret e brendshme të kompanisë dhe legjislacionin në fuqi; 
  • Sistemon dhe mirëmban dokumentacionin financiar;
  • Kontribuon në përmbushjen e kërkesave për raportim dhe deklarim në Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës;
  • Kontribuon në procesin e buxhetimit dhe përpilon raporte krahasuese që ndihmojnë kompaninë në arritjen e objektivave;
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera për të siguruar që të gjitha transaksionet financiare janë të dokumentuara dhe të regjistruara saktësisht;

Kërkesat dhe kualifikimet:

  • Diplomë universitare në fushën e ekonomisë, financave kontabilitetit ose të ngjashme;
  • Përvojë pune në fushën e financave/kontabilitetit;
  • Njohuri të mira mbi ligjet e tatimeve dhe procedurave tatimore në Kosovë si dhe Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit  dhe Raportimit Financiar- (SNRF);
  • Aftësi të shkëlqyera analitike;
  • Njohuri të avancuara të MS Office;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze; 
  • Certifikime dhe/ose trajnime profesionale  (e preferueshme);
  • Njohja e sistemit Navision (konsiderohet përparësi);

Procedura e Aplikimit:

Nëse jeni person analitik dhe në kërkim të një mundësie të shkëlqyer për zhvillim profesional, ju ftojmë të aplikoni për pozitën Zyrtar/e i/e Kontabilitetit duke dërguar aplikacionin tuaj përmes butonit "Apliko Këtu" ose në hr@ventiuskosovo.com

Aplikacioni juaj duhet të përmbajë CV-në tuaj, dëshmi mbi shkollimin dhe dokumente tjera relevante (letër rekomandimi, certifikata, etj.). Konkursi mbetet i hapur deri më 08.04.2024.

Ventius International L.L.C ofron mundësi të barabarta punësimi. Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga ana jonë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 08/04/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Gjakovë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet