1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konkurs Pune

Kompania “Oxa Group” për nevojat e kompanisë menaxhuese të qendrave tragtare, “OCM International” hap konkurs për pozitën:

Zyrtar i Qiradhënies

Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës:

  • Asiston menaxherin e kompanisë në mirëmbajtjen e relacioneve me qiramarrësit ekzistues duke mbajtur takime dhe komunikime të rregullta;
  • Analizon tregun dhe propozon klientë potencial dhe kredibil për akuizicion;
  • Përpunon dhe selekton të gjitha aplikacionet e klientëve për qiramarrje;
  • Organizon dhe mban takime me klientët ekzistues dhe ata potencial me qëllim të zgjerimit të kompanisë;
  • Administron dhe shqyrton të gjithë dokumentacionin e qirave të klientëve;
  • Mirëmban relacionet dhe kontratat me furnitorët e jashtëm;
  • Asiston në organizimin e eventeve të ndryshme në qendrën tregtare;
  • Bashkëpunon dhe asiston ngushtë Menaxherin e Qendrës;
  • Në baza të rregullta përpilon dhe dërgon raporte sipas kërkesës së palëve të interesit;
  • Detyra të tjera të ndërlidhura me natyrën e punës;

Kushtet për aplikim:

  • Diplomë universitare në fushat relevante;
  • Përvojë pune në menaxhimin e relacioneve me klientët, së paku 2 vjet të dëshmuara;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese në të shkruar dhe në të folur, në gjuhën shqipe dhe angleze në nivel të avancuar.
  • Njohja e gjuhës italiane, konsiderohet përparësi.
  • Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë;
  • Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës, përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë;

Çka ofron kompania:

  • Pagë atraktive;
  • Punësim afatgjatë me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi;
  • Mundësi avansimi në karrierë;

Për të aplikuar duhet të dërgoni një CV në adresën elektronike hr@oxa-group.com duke cekur emrin e pozitës në subjekt, Zyrtar i Qiradhënies.

Çdo informatë tjetër që dërgoni si Letër motivuese, referencë, çertifikata të trajnimeve, punime të ndryshme, do të merret parasysh.

Afati fundit për aplikim është data 30/04/2024

Kategoria Menaxhment
Skadon 23/04/24 (12 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet