1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 


Konkurs për Hulumtues/e të Lartë

Instituti GAP është duke kërkuar Hulumtues/e të Lartë me përvojë dhe me njohuri në fushën e politikave publike. Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë kualifikime akademike në ndonjë fushë që ndërlidhet me politikat publike (zhvillimi ekonomik, financat publike apo energjia) 
  • Të kenë të paktën 4-5 vite pervojë pune në hulumtime (e preferuar përvoja në ndonjë think-tank vendor ose të huaj) 
  • Të kenë publikime, si autorë/e ose bashkë-autorë/e të analizave/studimeve në fushën e politikave publike 
  • Të posedojnë shkathtësi për prezentimin e studimeve
  • Aftësi të mira të shkrimit në gjuhën shqipe dhe angleze 

Instituti GAP është një think-tank vendor me më shumë se dhjetë vite përvojë në kërkime dhe avokim për politika më të mira publike. 

Për të aplikuar për këtë pozitë ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi, si dhe një publikim/punim (në gjuhën shqipe ose angleze) në info@institutigap.org

Mundësia për aplikim do të jetë e hapur për kohë të pacaktuar. Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për këto pozita në adresën e lartëpërmendur. 

Kandidatët të cilët përmbushin kriteret e kërkuara dhe kalojnë me sukses procedurat e verifikimit të njohurive, do të jenë pjesë e listës prej së cilës do të kontaktohen për marrëdhënie pune, varësisht prej projekteve dhe nevojave të GAP. 

Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim
Skadon 20/04/24 (4 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet