1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të ISLAMIC RELIEF KOSOVA dhe KOMUNËS SË GJILANIT për implementimin e projektit “Mbështetje e intergruar në shëndetësi, arsim dhe ekonomi rurale në Kosovë në Komunën e Gjilanit” gjatë viteve 2023-2026” me pin kod HQ020223510 dhe numër protokolli: 02/1984, ISLAMIC RELIEF për plotësimin e vendeve të lira të punës në pozitën: Teknik Stomatolog (1 pozitë), ri-shpall këtë:  

K O N K U R S

TITULLI I PUNËS: TEKNIK STOMATOLOG

Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)

Numri i Referencës: IR/RKS/14-2024 

Përshkrimi i punës: 

ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së së Gjilanit të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Gjilanit - zonat rurale të komunës. Fokus mbeten vizitat në shtëpitë e pacienteve lehona dhe foshnjave të porsalindura, personave me aftësi të kufizuara, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Vendos kontaktin e parё me pacientin
  • Kryen tё gjitha punët e teknikut tё dhëmbëve dhe shërbime tё tjera nё lëmin përkatëse
  • Evidenton tё dhënat e nevojshme mjekësorë
  • Bashkëpunon me mjekun stomatolog nga i cili i pranon tё gjitha masat e dhëmbëve dhe sipas udhëzimit tё bashkangjitur i punon tё gjitha llojet e protezave pёr fëmijë dhe pёr tё rritur
  • Kryen edhe punë tё tjera nё bazë tё kërkesës sё stomatologut
  • Kujdeset pёr higjienën e ambientit ku punon dhe mirëmban aparaturën me mjete tё tjera pёr punë
  • Bashkëpunon ngushtë me kolegë dhe i kryen nё mënyrë profesionale detyrat e parashtruara nga shefi i tij
  • Kryen edhe punë tё tjera tё cilat janë tё ndërlidhura me shërbimet përkatëse profesionale etj. dhe pёr punën e tij/saj i jep llogari udhëheqësit tё tij/saj.

Kualifikimi i kandidatit:

  • Të ketë diplomë të shkollës së mesme të mjekësisë / Drejtimi i Stomatologjisë - Teknik i Dhëmbëve (të noterizuar nga noteri) 
  • Të ketë Licencë të punës (Teknik i Dhëmbëve) - të jetë valide dhe e noterizuar nga noteri
  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës 

Aftësitë teknike:

  • Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese dhe komunikuese
  • Aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira pune
  • Njohuri në kompjuter

Kohëzgjatja e kontratës: Për pozitën e lartshënuar është deri më  31 Tetor 2026  (aq sa zgjatë edhe bashkëfinancimi i projektit).

Afati i aplikimit:

Nga data 21.03.2024 deri më 04.04.2024 ora 16:00. Aplikacionet pas datës 04.04.2024 ora 16:00 nuk do te merren në konsideratë.

Mënyra e Aplikimit: 

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://forms.gle/HYbSqXUcfDKn2wtT7, duke i bashkangjitur edhe dokumentet e kërkuara në formularin e aplikimit online. 

Që aplikimi juaj të jetë i suksesshëm, kandidatët duhet të ngarkojnë dokumentet online në PDF, si më poshtë:

  • Të ketë diplomë të shkollës së mesme të mjekësisë / Drejtimi: Teknik i Dhëmbëve (të noterizuar nga noteri)
  • Kandidatët e diplomuar jashtë vendit duhen ta kenë diplomën e nostrifikuar nga MASHT-i i RKS
  • Licensën e punës valide (e noterizuar nga noteri)
  • Letërnjoftimin valid (në të dy anët)
  • Certifikatën e re e cila dëshmon se nuk jeni nën hetime (nga gjykata ose policia).
  • CV-në tuaj (në gjuhën angleze).

SQARIM:

Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova. 

Për pozitat e cekura më sipër do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe të cilët kanë bashkangjitur dokumentet e kërkuara në aplikacion. Kandidatët do të ftohen për të ju nënshtruar procedurave të testimit/vlerësimit. 

Për datën dhe vendin e mbajtjes së intervistës kandidatët do të njoftohen me kohë përmes e-mailit.

Në rast të mosvaliditetit apo mosfunksionimit të e-mail adresave apo nëse janë shënuar gabimisht nga ana e kandidatëve në formularin tonë elektronik dhe mos bashkangjitjes së dokumenteve të kërkuara në formularin online të aplikimit, Islamic Relief nuk do të mbaj përgjegjësinë për mos arritjen e e-maileve te kandidatët në fazën e ftesës për proceset rekrutuese dhe për mospërzgjedhjen e kandidatëve me dokumente të mangëta dhe/apo në rast se ka kandidatë të cilët kanë raste të hapura në gjykatë apo polici.

Prishtinë, 21 Mars 2024

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet