1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit me prodhimin e varianteve të ndryshme të produkteve të miellit.  

Ne ofrojmë bukë dhe pjekurina të tjera të kualitetit shumë të lartë të cilat janë të certifikuara dhe vlerësuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Me qëllim të zgjerimit të rrjetit të shitjes ne ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitën në vijim: Menaxher/e për këndin e pjekurinave 

Lokacioni: Gjilan, Viti, Kamenicë

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Mbikëqyrë dhe menaxhon të gjitha pikat që furnizohen me pjekurinat e Premium Bakery
  • Komunikon me personin pergjegjes dhe sigurohet për zbatimin e duhur të strategjisë së punës;
  • Të hartoj dhe përcjell realizimin e planit të biznesit;
  • Të takoj klientë ekzistues si dhe ata potencial;
  • Të zbatoj politikat dhe procedurat e zyrës në nivel qëndror;
  • Të propozoj ndryshime në procese, procedura dhe punë ditore për rritjen e efikasitetit të punëtorëve;
  • Të përcjellë vazhdimisht gjendjen e ecurisë së porosive 
  • Kryen edhe punë tjera të rëndësishme për “Premium Bakery”, të parapara nga menaxhmenti

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë relevante të punës minimum 1 vite në sektorin e shërbimeve,
  • Diplomë universiteti në fushën relevante (ekonomi, financa, administrim biznesi ose fusha të ngjashme),
  • Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve
  • Nivel të lartë të integritetit dhe motivit personal
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshme të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
  • Patentë të vozitjes, kategori B 

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike: career@premiumbakery.net ose kontaktoni në numrin: +38349106400

Vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngusht do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 20/03/2024 deri më 03/04/2024.

Kategoria Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
Skadon 03/04/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Gjilan, Dardanë, Viti
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet