1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Lex Business shpall konkurs për pozitën:  

Zyrtar/e Ligjor/e

Lex Business është zyrë ligjore/avokatie në Prishtinë, e specializuar në ofrimin e shërbimeve ligjore në fushën e biznesit, financave, tatimeve, korporatave, kontesteve gjyqësore dhe jashtëgjyqësore, të drejtave të pronësisë industrial, të drejtës së autorit, konkurrencës, patundshmërive, bashkime dhe blerje, mbrojtje të të dhënave dhe negocimin e kontratave.

Për shkak të rritjes sonë të vazhdueshme, kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për një pozitë të zyrtar/e ligjor/e në ekipin tonë. Si zyrtar/e ligjor/e, ju do të ndihmoni avokatët e Lex Business në ofrimin e shërbimeve ligjore për klientët. Përgjegjësitë kryesore të këtij roli janë hartimi i përditshëm i dokumenteve ligjore dhe asistimi në punën e avokatëve.

Përgjegjësitë:

  • Hartimi i shkresave për përgatitje për paraqitjen në seanca gjyqësore apo institucione të tjera.
  • Hartimin e llojeve të ndryshme të kontratave.
  • Përgatitja e dokumenteve dhe paraqitja e kërkesave për cështje të ndryshme në kuadër të firmës që kërkojnë zgjidhje nga avokati.

Kualifikimi:

  • Të ketë të kryer Fakultetin Juridik apo të jetë në fund të studimeve.
  • Kandidatët duhet të jenë në gjendje të menaxhojnë punë në projekte të shumta dhe me afate të ngushta kohore.
  • Njohja e shkëlqyer e gjuhës angleze.
  • Njohje dhe shkathtësi në përdorimin e teknologjisë informative.
  • Aftësi të shkëlqyera të të shkruarit, komunikimit, verbale dhe shkathtësi organizative.
  • Të ketë vet-iniciativë.
  • Mendësi bashkëpunuese.
  • Vëmendje e madhe ndaj detajeve.

Afati i fundit për aplikim është 5 prill, 2024. Aplikimi bëhet përmes postës elektronike info@lex-business.net. Dokumentet që duhet bashkangjitur janë:

  • Letër motivimi (jo më shumë se një faqe)
  • CV

Lusim aplikantët e mundshëm që të përmbahen nga aplikimi nëse nuk zotërojnë aftësitë specifike të përshkruara në përshkrimin e punë!

Kategoria Ligj & Legjislacion
Skadon 05/04/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet