1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Konkurs për punë dhe praktik

Debt Collection Agency Shpk, ështe kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve në Menaxhimin e kredive Jo-Përformuese për Banka, Institucione Mikrofinanciare, Institucione jo-Bankare dhe Institucione tjera financiare ne Kosove.

Si rezultat i zgjerimit te aktivitetit  të saj, DCA kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për pozitën:

  • Zyrtar Ligjor(2vende) në Prishtinë
  • Zyrtar Ligjor(1vende) në Prizren
  • Zyrtar I Kolektimeve (2vende) në Prishtinë
  • Zyrtar I Kolektimeve (1vende) në Prizren
  • Praktikant(4vende) në Prishtinë
  • Praktikant(2 vende ) në Prizren
  • Praktikant(2 vende ) në Pejë

Debt Collection Agency ofron vende të punës për të gjithë kandidatët e interesuar. Kandidatët duhet të jenë personat me diplomë universitare  dhe përvojë pune 1 vjecare.

Përgjegjësitë për pozitën Zyrtar Ligjor:

  • Të përfaqësoj  në të gjitha procedurat ligjore para organeve të drejtësisë, duke pergaditë shkresa dhe lëndë për përfaqësim  në procedurë ligjore.
  • Të  menaxhojë dhe monitorojë portfolion e klientëve të tij/saj,duke përfshirë komunikim dhe negocimin me klientët ,si dhe të përgaditë raporte javore dhe mujore të kolektimit të pagesave.
  • Kualifikimet e kërkuara për poziten Zyrtar Ligjor:
  • Kandidati/ja duhet të kete  Fakultetin Juridik, ose fusha te ngjajshme(përvojë pune 1 vjecare)
  • Të ketë përkushtim dhe interesim për të punuar
  • Të jetë komunikativ/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm për punë në ekip
  • Aftësi të mira negociuese.
  • Aftësi të mira analitike, organizative dhe nderpersonale.
  • Shkathtësi të avancuara kompjuterike.
  • Të qenit diskret kur është fjala për informata të besueshme.
  • Patent shoferi kategoria B (e preferueshme)
  • Përgjegjësite për pozitën Zyrtar i Kolektimeve:
  • Të  menaxhojë dhe monitorojë portfolion e klientëve te tij/saj,duke perfshirë komunikim dhe negocimin me klientët ,si dhe të pergaditë raporte javore dhe mujore te kolektimit te pagesave.

Kualifikimet e kërkuara për poziten Zyrtar i Kolektimeve:

  • Kandidati/ja duhet të kete fakultetin Ekonomik, apo pergaditje shkollore ne fusha te tjera (përvojë pune 1 vjecare–e preferueshme)
  • Të ketë përkushtim dhe interesim për të punuar
  • Të jetë komunikativ/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm për punë në ekip
  • Aftësi të mira negociuese.
  • Aftësi të mira analitike, organizative dhe nderpersonale.
  • Shkathtësi të avancuara kompjuterike.
  • Të qenit diskret kur është fjala për informata të besueshme.
  • Patent shoferit kategoria B (e preferueshme)

Kualifikimet e kërkuara për praktikant:

  • Kandidati/ja duhet të kete Fakultetin Juridik, Ekonomik ,apo fusha te ngjashme ose edhe student në fusha te tjera.
  • Të ketë përkushtim dhe interesim për të punuar
  • Të jetë komunikativ/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm për punë në ekip
  • Aftësi të mira negociuese.
  • Të qenit diskret kur është fjala për informata të besueshme.
  • Patent shoferit kategoria B (e preferueshme)

Të gjithë të interesuarit mund te dergojne CV se bashku me nje Leter Motivuese në adresen elektronike: hr@debtcollection-agency.net, info@debtcollection-agency.net apo mund te kontaktojne ne tel: 049/100 750 ose 045/929 828

Konkursi mbetet i hapur nga data 19.03.2024  deri më 19.04.2024.Vetëm kandidatët e përzgjedhur në  listë të ngushtë do të kontaktohen.

Kategoria Ligj & Legjislacion
Skadon 19/04/24 (8 ditë)
Orari Full Time
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet