1
PREMIUM

Inxhinier/e i/e Ndërtimit, Arkitekt/e, Menaxher/e i/e Shitjes, Menaxher/e i/e Administratës

Ruaj
Jona Construction
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Titulli: Konkurs për Punësim: Pozita të Lira në Jona Construction

Jona Construction është një kompani e njohur në fushën e ndërtimit me një portfolio të pasur të punimeve të cilat janë të vendosura në lokacione të përshtatshme dhe të dëshirueshme.

Ne jemi në kërkim të kandidatëve të kualifikuar për pozitat e mëposhtme në qytetin e Prishtinës:

  1. Inxhinier/e i/e Ndërtimit,
  2. Arkitekt/e,
  3. Menaxher/e i/e Shitjes,
  4. Menaxher/e i/e Administratës.

Disa nga detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Inxhinier/e i/e Ndërtimit

  • Bënë mbikqyrjen e punëve, vlerëson dhe rishikon projektet në zbatim, dhe zbatimin e tyre në harmoni më projektin kryesor.
  • Bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e kontraktorëve konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
  • Identifikon mangësitë në projekte dhe parashtron kërkesat për përmirësimet e nevojshme;
  • Përgatitjen e raporteve për fillimin e punëve në proces dhe raportet përfundimtare .
  • Informon udhëheqësin e projektit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
  • Përcjell secilin projekt investues veç e veç duke përgaditur lëndë të posaçme që nga fillimi i procedurave teknike.

Arkitekt/e

  • Realizon aktivitetet ditore të planifikuara;
  • Bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e kontraktorëve konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
  • Bën planifkimin dhe realizimin e projektit dhe punëve sipas planit dinamik;
  • Bën mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve ditore, raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
  • Pranon detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori ose udhëheqësi i drejtpërdrejtë.

Menaxher/e i/e Shitjes

  • Hulumton tregun e punës dhe planifikon shitjen
  • Menaxhimi dhe trajnimi I ekipit të shitjeve;
  • Arritja e planeve të shitjes dhe objektivave të caktuara nga kompania
  • Planifikimi i objektivave të shitjes mujore/vjetore dhe mekanizmat drejt arritjes se tyre
  • Zbatimi i strategjisë së shitjes dhe aktiviteteve tjera përcjellëse
  • Kordinimi i të gjitha aktiviteteve të shitjes me departamentet tjera të kompanisë.
  • Përpilimi i analizave të rregullta të tregut, shitjeve, dhe analiza të tjera përcjellëse

Menaxher/e i/e Administratës

  • Përgatitja dhe mirëmbajtja e dokumenteve administrative në baza ditore përfshirë pagesat, detyrimet, kontratat, marrëveshjet, projektet dhe dokumentet e tjera.
  • Mbledhja, radhitja dhe regjistrimi i faturave.
  • Asistim rreth përgatitjes së financave të organizatës, bashkëpunim të ngushtë dhe të rregullt me financierin.
  • Asistim për ekzekutimin e pagesave dhe shpenzimeve të tjera me kohë.
  • Asistim për realizim të projekteve dhe detyrave të tjera të organizatës.
  • Përgatitja e raporteve sipas detyrave të kërkuara për bordin, menaxhmentin, donatorët, dhe sipas nevojave të organizatës.
  • Përfshirje në përpilimin e projekteve dhe buxheteve.

 

Kualifikimet dhe Kërkesat:

  • Përvojë relevante në fushën e ndërtimit, shitjes ose administratës (varësisht nga pozita),
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip,
  • Aftësi të mira organizative dhe aftësi për të menaxhuar mënyrën e punës në një mjedis të shpejtë,
  • Aftësi për të punuar në një mënyrë autonome dhe për të marrë vendime të zgjuara,
  • Përshtatet me kulturën organizative të kompanisë.

Benefitet:

  • Pagë konkurruese dhe benefite shtesë,
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim në karrierë,
  • Ambient pune i këndshëm dhe motivues.

Si të aplikohet:

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në e tyre në email adresën construction.jona1@gmail.com, duke specifikuar pozitën për të cilën aplikojnë në subjektin e emailit.

Ose mund të telefononi në +383 46 200 011

Viber – Whatsapp : +382 68 540960

Afati i fundit për aplikim është më 30 Prill 2024. Aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Kategoria Ndërtimtari & Patundshmëri
Skadon 16/04/24 (5 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet