1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Zyra e Kryeministrit të Kosovës shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit

Grupi ligjor

Titulli i pozitës së punës

Zyrtar i lartë ligjor për legjislacion të BE-së

Klasa e pozitës

Profesional 1

Koeficienti/Paga

5.85

Nr. i kërkuar

1

Kohëzgjatja e emërimit

Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit

14/03/2024

Afati për aplikim

15/03/2024 - 13/04/2024

Institucioni

Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Departamenti

Departamenti i Drejtës së BE-së

Divizioni

Divizoni i Çështjeve Ligjore të BE-së

Vendi i punës

Zyra e Kryeministrit

Nr. i Referencës

RN00013575

Kodi

RPC0007114

 

  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
  2. Ndjek zhvillimin e politikave dhe legjislacionit të BE-së në fushën përkatëse të acquis së BE-së,
  3. Koordinon dhe lehtëson procesin të përafrimit të legjislacionit me acquis të BE-së me ministritë përkatëse dhe me organet tjera administrative shtetërore për fushat përkatëse që mbulohen prej tyre,
  4. Përpilon dhe lëshon opinionin ligjor për përputhshmërinë me acquis të BE-së, dhe ofron ndihmë profesionale në procesin e harmonizimit të legjislacionit kombëtar me acquis të BE-së,
  5. Merr pjesë në përgatitjen dhe monitorimin e implementimit të dokumenteve strategjike të rëndësishme të Qeverisë në lidhje me procesin e Integrimit Evropian,
  6. Bashkëpunon me departamentet tjera brenda institucionit përgjegjës për integrime Evropiane në çështjet që lidhen me procesin e integrimit Evropian dhe përafrimin e legjislacionit,
  7. Bashkëpunon me organet tjera administrative shtetërore në çështjet që lidhen me procesin e integrimit Evropian dhe përafrimin e legjislacionit,
  8. I raporton Udhëheqësit të Divizionit të Çështjeve Ligjore të BE-së,
  9. Kryen edhe punë tjera të caktuara nga Udhëheqësi i Divizionit dhe Drejtori i Departamentit, e që janë brenda fushe-veprimtarisë së Divizionit dhe Departamentit për të Drejtën e BE-së.

2.Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale
  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) në Juridik,
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
  1. Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe në formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Cilësi gjatë kryerjes së detyrave në fushën profesionale;
  • Aftësi për tu përshtatur prioriteteve dhe kërkesave, afateve kohore dhe zgjidhjes se problemeve;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe të drejtën e BE-së.
  • Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike të acquis së BE-së. Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë lidhur me acquis të BE-së.
  • Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e opinioneve ligjore të përputhshmërisë me acquis të BE-së, raporteve bazike ose analitike.
  • Të jetë energjik dhe në gjendje të punojë me orar fleksibil dhe trysni kohe, të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë pune.
  • Njohuri në programet e Microsoft Office;
  1. Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike).Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetëdeklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit (mund të vendoset tek pika 5 ose në fund tek të dhënat shtesë, sido që është më e lehtë teknikisht).

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  1. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

7.Kriteret specifike shtesë

  • Kërkesat specifike: Njohja e gjuhës angleze në nivelin B2 e sipër ose ekuivalente (e obliguar). Njohja e gjuhës dëshmohet përmes certifikimit nga një institucion i akredituar vendor ose ndërkombëtar, studime të vijuara në një universitet vendor në këto gjuhë ose në një universitet jashtë vendit në këtë gjuhë, ose përvojë punë në organizatat ku gjuha angleze është gjuhë zyrtare e komunikimit.
  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë
  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  1. Mënyra e aplikimit
  1. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Kategoria Ligj & Legjislacion
Skadon 13/04/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet