1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

 

Shpallje për pozitën Teknik Tereni 

COIN LLC është kompani inxhinierike e specializuar në pajisjet e sigurisë së lartë. COIN LLC ka  tre sektorë: Security Systems, Entrance Systems dhe Cash and Payment Systems. Kompania jonë ka të hapur pozitën Teknik Tereni. Kjo pozitë është e përshtatshme për  individët që duan të avancojnë në karrierën e tyre duke u trajnuar për pajisjet më inovative në  domenin e sigurisë së lartë. 

Lokacioni i zyrës është në Rr. Tahir Zajmi pn, Prishtinë, Kosovë (Objekti i Kosovatex).

Pershkrimi i pozitës: 

Tekniku i Terenit luan një rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e pajisjeve. Ata janë përgjegjës  për gjetjen e problemeve, riparimin dhe mirëmbajtjen rutinë të pajisjeve.  

Detyrat: 

  • Inspekton dhe gjenë problemet tek pajisjet;  
  • Kryen riparime dhe zëvendëson komponente të ndryshme në pajisje; 
  • Kryen procesin e mirëmbajtjes duke parandaluar problemet; 
  • Analizon problemet bazike teknike dhe gjenë zgjidhje për to; 
  • Kalibron dhe teston pajisjet; 
  • Verifikon dhe dokumenton funksionalitetin e pajisjeve; 
  • Plotëson regjistrat me saktësi dhe përpikmëri për çdo servisim; 
  • Merr pjesë, ose realizon procesin e instalimit të pajisjeve të reja; 
  • Lexon skemat, manualet dhe informohet rreth funksionalitetit të pajisjeve. 

Kriteret: 

  • Shkollë të mesme në degët teknike (Avantazh); 
  • Aftësi në punë me vegla mekanike; 
  • Aftësi në punë me instrumente matëse; 
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim; 
  • Aftësi për të punuar si individ por edhe si pjesë e skuadrës;  
  • Njohuri për gjuhen angleze (Preferueshme); 
  • Patent Shofer.

Të gjithë ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, aplikoni duke dërguar CV-të tuaja në hr@coin-systems.com

Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 12/04/24 (1 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet