1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Moana Real Estate shpall konkurs pune per : 

AGJENT/E I/E SHITJES 

PËRGJEGJËSITË:

  • Puna në teren për të siguruar oferta të pronave për shitje ose qira si shtëpi, banesa, objekte afariste dhe toka.
  • Të bëjë negocimin dhe përgatitjen e dokumentacionit për realizimin shitjes ose qira dhënies.
  • Të kuptojë nevojat e sakta të klientit, specifikat teknike, buxhetet dhe kufizimet gjeografike.
  • Të përgatis përmbajtjen tekstuale të të dhënave të pronës së bashku me fotografitë dhe t’i postoj në
    sistemin online të shitjes.
  • Të këshillojë blerësit dhe shitësit e pronave për praktikat më të mira dhe strategjitë e çmimeve.
  • Të përpilojë raportin e shitjeve.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen studimet bachelor në Patundshmëri apo
    Administrim Biznesi).
  • Përvojë pune si agjent i shitjes apo në industri të ngjashme.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
  • Personalitet i afërt për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë pronat e ëndrrave të tyre.
  • Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese.

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes nr kontakues: +383 48 499 996

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 10/04/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet