1
PREMIUM

Vende të lira pune (23) (Fushë Kosovë)

Ruaj
GiFi
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

🌟 GiFi 2 po vjen! 🌟

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të dyqanit të parë, jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin për hapjen e dyqanit të dytë të GiFi-t në Kosovë.

Hapja e Dyqanit të 2-të nga brendi i njohur francez  GiFi vjen së shpejti në Fushë Kosovë! 🌟

Kompania GiFi është rrjeti më i madh i dyqaneve me produkte të standardit europian që operon në Kosovë nga nëntori i vitit të kaluar.

GiFi është një zinxhir francez me mbi 600 dyqane, kryesisht në Francë, Spanjë, Belgjikë, Itali dhe në Afrikë. GiFi është sinonim i eksperiencës së jashtëzakonshme të blerjeve që ofron një gamë të pasur produktesh me çmime të arsyeshme. GiFi ju ofron gamë të pasur produktesh përfshirë artikuj shtëpiakë, mobilje, lodra për fëmijë, produkte për kafshë, dekorime dhe shumë artikuj të tjerë.

 Prandaj, avanconi karrierën Tuaj në Botën e Retail-it duke aplikuar në pozitat e mëposhtme:  

  • Arkatar/e (6 pozita)
  • Përgjegjëse Sektori (13 pozita)
  • Menaxher i depos (1 pozitë)
  • Depoist (3 pozita)

         LOKACIONI: FUSHË KOSOVË

       Përgjegjësitë ( Arkatar/e dhe  Përgjegjës/e Sektorit):

  • Mirëpritja e klientëve dhe ofrimi i shërbimeve;
  • Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
  • Në bashkëpunim me menaxher-in/en organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri       me instruksionet e kompanisë;
  • Raporton vonesat në liferim të mallit dhe defektet e produkteve;
  • Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe te azhurnuara;
  • Bën rregullimi dhe renditjen e produkteve sipas instruksioneve;
  • Kryen pagesat dhe lëshimin e fletëgarancioneve.

Kualifikimet (Arkatar/e dhe  Përgjegjës/e Sektorit) 

  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
  • Përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientëve;
  • Fleksibil dhe i/e shpjetë në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese;

Përgjegjësitë (Menaxher i Depos dhe Depoist):

  • Organizim i inventarit të depo-it dhe mbikqyrja e hyrjeve dhe daljeve të mallrave;
  • Menaxhimi i stokut dhe sigurimi i një kontrolli të vazhdueshëm të nivelit të stokut;
  • Koordinimi i dërgesave të produkteve në mënyrë efikase dhe koordinimi i logjistikës;
  • Përgatitja e raporteve të përditshme për nivelin e stokut dhe aktivitetet e depo-it;
  • Zbatimi i procedurave të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit në depo.

Kualifikimet (Menaxher i Depos dhe Depoist):

  • Të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm dhe/ose te lartë;
  • Eksperiencë pune në menaxhimin e depo-ve dhe organizimin e inventarit;
  • Njohuri të mira të sistemeve dhe teknologjive të menaxhimit të depo-ve.
  • Aftësi të gjuhës angleze në nivel të kënaqshëm (preferohet).
  • Të ketë patent shofer (kategoria B);

Informata shtesë:

  • Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: hr@gifi-kos.com duke shënuar në subjekt Pozitën për të cilën aplikoni.
  • Afati për aplikim deri me datë: 07.04.2024
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Përjetoni rrugën tuaj të karrierës në një ambient të ri dhe të freskët me Kompaninë GiFi. 

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 07/04/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet