1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në  tregun Kosovar. 

AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për poziten: 

Koordinator/e i/e Logjistikës 

Lokacioni: Mazgit 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Mbikëqyrja e të gjitha operacioneve zinxhirore të furnizimit;
  • Përgjegjës për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për kompanitë e transportit dhe koordinimi me agjensitë doganore për kryerjen e procedurave të zhdoganimit të mallit duke pas parasysh afatet kohore; Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve korrekte me furnizuesit dhe transportuesit; Siguron ekzekutimi të aktiviteteve të transportit në përputhje me të gjitha kërkesat e shërbimit ndaj klientit si në aspektin kohorë dhe kualitativë; 
  • Përgatit raporte mujore në lidhje me konsumin e karburantit dhe raporton rastet kur ka tejkalim të normave të lejuara;
  • Identifikoni në mënyrë aktive mundësi për të ulur koston e transportit;
  • Asiston në raportimin e gjendjes së automjeteve të kompanisë si dhe planifikimin rreth përmbushjes së kërkesave të aktiviteteve të rregullta logjistike;
  • Kryen të gjitha procedurat e nevojshme për regjistrimin e automjeteve;
  • Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.

Kualifikimet e kërkuara: 

  • Të ketë të përfunduar shkollimin universitar; 
  • Së paku 1 (një) vitë përvojë pune relevante; 
  • Kërkohet njohja e gjuhës angleze; 
  • Njohje e shkelqyer e pakos Microsoft Office; 
  • Të ketë leje të vozitjes të kategorisë B. 

Ne ofrojmë:  

  • Pagë konkurruese; 
  • Sigurim shëndetsor;  
  • Telefon me pako te telefonise; 
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar; 
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional. 

Informata shtesë: 

  • Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com. 
  • Afati për aplikim deri me datë: 05.04.2024
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 06/04/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Kastriot
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet