1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në  tregun Kosovar. 

AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për poziten: 

Kalkulant/e (2 Pozita) 

Lokacioni: Mazgit 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Kryen regjistrimin e faturave të shitjes, blerjes dhe kthimeve të mallit në sistem dhe barazon faturat  financiarisht; 
  • Regjistrimi i Dokumenteve Unike Doganore; 
  • Bënë regjistrimin e furnitorëve dhe artikujve të rinjë; 
  • Kalkulon çmimet e mallrave dhe mbanë përgjegjësi për kalkulim të saktë të faturave; Kontrollon dhe regjistron faturat interne të lëvizjeve të mallit; 
  • Monitoron çmimet e blerjes dhe raporton për ndryshimet; 
  • Mirëmban dhe arkivon faturat e shitjeve, blerjeve, shpenzimeve etj; 
  • Kontrollon dhe raporton ne baza mujore për Librat Shitje/Blerje; 
  • Kontrollon dhe raporton në baza të rregullta periodike sipas kërkesave të mbikëqyrësit dhe organizimit të  proceseve të punës; 
  • Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.

Kualifikimet e kërkuara: 

  • Të ketë të përfunduar fakultetin Ekonomik 
  • Njohja e programit PRO-DATA eshte e domosdoshme; 
  • Së paku 2 (dy) vitë përvojë pune relevante; 
  • Të jetë analitik/e, metodik/e dhe i/e organizuar 
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, 

Ne ofrojmë:  

  • Pagë konkurruese; 
  • Sigurim shëndetsor;  
  • Transport të siguruar nga kompania; 
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar; 
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional. 

Informata shtesë: 

  • Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com
  • Afati për aplikim deri me datë: 06.04.2024
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 06/04/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Kastriot
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet