1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Devolli Logistic System SH.P.K me aktivitet kryesor afarist të shitjes dhe distribuimit të produkteve ushqimore, përkatësisht produkteve të kafes dhe miellit, shpallë:

KONKURS PUNE

Titulli i Pozitës: Merchandiser

Lokacionet: Gjakovë (1 pozitë)

                      Ferizaj   (1 pozitë)

Detyrat dhe Përgjegjësitë :

  • Eshtë përgjegjës/e për zgjerimin, ruajtjen e pozicionit dhe ekspozimit të produkteve të Kompanisë në pikën apo planin e caktuar;
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg;
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit perkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuara në plan;
  • Kërkon mundësi të reja për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve;
  • Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitjes me pakicë, mbanë freskinë e produkteve duke aplikuar rotacion strikt, dhe i përmbahet standardeve të temperaturës;
  • Kontrollon freskinë dhe implementon procedurën “First in-First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti).

Kualifikimet dhe njohuritë e kërkuara:

  • Diploma e shkollës së mesme (pregaditja Universitare është përparësi);
  • Minimum një (1) vit përvojë pune në fushën e shitjes/merchandising;
  • Shkathtësi të mira bindëse, prezantuese, organizative;
  • Të posedoj patentë shoferin, kategoria B;
  • Të jetë në gjendje të punoj në mënyrë të pavarur apo në grup;
  • Të jetë fleksibil dhe të përgjigjet pozitivisht ndryshimeve.

PROCEDURA PËR APLIKIM : Inkurajohen të gjithë Kandidatët e interesuar të Aplikojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës: hr@dls-ks.com

Në fushën e subjektit,ju lutem specifikoni Pozitën dhe Lokacionin për të cilin aplikoni. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejmë të rekrutimit.

Konkursi qëndron i hapur deri më datë 05 Prill, 2024.

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 05/04/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj, Gjakovë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet