1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

SHPALLJE PËR VEND PUNE 

Titulli i punës: Mentor/e 

Vendi i Punës: Pejë, Mitrovicë, Ferizaj  

Fillimi i punës: 1 Prill 2024 

Kohëzgjatja: Kontratë 20 Mujore 

Syri i Vizionit ka për qëllim promovimin e demokracisë lokale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në Kosovë. Në përpjekjet e vazhdueshme për praktika demokratike, “Syri i Vizionit” i ka dhënë rol të  veçantë promovimit të qeverisjes së mirë, përgjegjësisë, transparencës dhe pjesëmarrjessë publikut në vendimmarrje. 

Syri i Vizionit kërkon të punësojë tre mentor/e të cilët do të angazhohen në kuadër të projektit  “Fuqizimi i komuniteteve të cenueshme të Kosovës përmes qasjes më të mirë dhe të barabartë  në tregun e punës” i cili do të implementohet në partneritet me Save the Children Kosova dhe  është financuar nga Agjensia Austriake për Zhvillim (ADA) me fondet e Bashkëpunimit Austriak  për Zhvillim. 

Mentorët do të jetë përgjegjës për të punuar ngushtë me menaxhmentin e programit për zhvillimin e aktiviteteve të parapara në kuadër të programit, punë të ngushtë me nxënësit të rinjtë dhe prindërit.  

Përpos punës me stafin e programit të SIV, mentorët do të punojë edhe me stafin dhe partnerët e projektit; do të bëjë plane, metodologji materiale të zhvillimit personal dhe orientim në karrierë, raporte etj. 

FUSHAT KRYESORE TË PËRGJEGJËSISË: Mentor/e: 

  • Punon me menaxherin e programit që të sigurojë zbatimin e Standardeve të cilësisë të programit në kuadër të Syri I Vizionit 
  • Sigurimi i materialeve mësimore dhe organizimi i aktiviteteve të zhvillimit personal dhe  orientimit në karrierë me vajza dhe djem të rinj. 
  • Merr pjesë në mënyrë aktive në të gjitha aktivitetet e projektit 
  • Prezanton projektin tek palët e interesit dhe bashkëpunon ngushtë me  institucionet ku shtrihet projekti duke përfshi shkollat dhe institucionet lokale
  • Punon ngushtë me akterët dhe ekipet e parandalimit të braktisjes  
  • Organizon aktivitete dhe trajnime për përfituesit e projektit
  • Përpilon raport për aktivitet sipas kërkesës 
  • Ofron mbështetje në kuadër të fushatave që do të zhvillohen në projekt Komunikon dhe bashkëpunon me stafin drejtues dhe të akterëve të projektit në  vlerësimin dhe raportimin e nevojave specifike dhe edukative të grupeve të interesit
  • Trajton/ofron mbështetje të shkathtësive në bazë të nevojave të identifikuara, në  bashkëpunim me stafin dhe drejtuesit e programit 
  • Merr pjesë aktive dhe angazhohet në sesionet trajnimit mbi qasjen e aftësive për jetë  (LS4S) dhe aplikimin e saj në sesione mentorimi me nxënësit në shkollat e mesme  profesionale që janë pjesë e projektit. 
  • Punon drejtpërdrejt me nxënësit në shkollat e mesme profesionale me fokus të  komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, duke zhvilluar sesione mentorimi në grupe të  vogla ose në baza individuale. 
  • Udhëzon, inkurajon nxënësit në zhvillimin e aftësive të nevojshme të përcaktuara në  qasjen se aftësive për jetë (LS4S). 
  • Mentoron dhe monitoron përparimin dhe arritjet e nxënësve, duke dokumentuar  zhvillimin e tyre dhe çdo sfidë ose vështirësi që hasin gjatë procesit të mentorimit. 
  • Aplikon komunikim të hapur dhe efektiv me stafin e projektit, raporton rregullisht për  aktivitetet e mentorimit, përparimin dhe sfidat që hasen. 
  • Bashkëpunon me mentorë të tjerë, stafin e organizatës dhe palë tjera të interesit për të  siguruar zbatimin e suksesshëm të qasjes se aftësive për jete (LS4S) dhe arritjen e  objektivave të programit. 
  • Respekton udhëzimet dhe standardet etike të vendosura nga SiV, duke siguruar  gjithmonë sigurinë, mirëqenien nxënësve/të rinjve në aktivitete. 
  • Monitoron dhe dokumenton progresin dhe arritjet e të nxënësve, si dhe sfidat apo  vështirësitë me të cilat ata përballen. 

Raportimi 

  • Punon ngushtë me menaxherin e programit dhe s t a f i n e p r o j e k t i t që të  sigurojë përgatitjen me kohë të raporteve të brendshme dhe të jashtme e produkteve përkatëse; vërteton saktësinë, kohën dhe përshtatshmërinë e informacionit. 
  • Përgatit raportet e konsoliduara javore të programit dhe organizon mësim të duhur për të shpërndarë arritjet kryesore në kuadër të projektit. 

Kualifikimet dhe përvoja: 

  • Diplomë universitare në drejtim të shkencave shoqërore apo ndonjë fushë përkatëse /Titulli Master është një përparësi
  • Demonstron përvojë të mëparshme në mentorim, zhvillimin e rinisë ose fusha të  ngjashme, idealisht duke punuar me grupe të moshës dhe komunitete të ngjashme. 
  • Gatishmëri për të marrë pjesë në sesione trajnimi intensive mbi qasjen LS4S dhe teknikat  e mentorimit 
  • Shkathtësi të larta ndër-personale dhe komunikuese 
  • Shkathtësi të larta lehtësuese dhe prezantuese 
  • Shkathtësi trajnuese, zhvillim kapacitetesh, këshillimi dhe mentorimi 
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme TI [Microsoft Office] 
  • Përkushtim dhe mirëkuptim për synimet, vlerat dhe parimet e programit në kuadër të Syri i Vizionit, përfshirë edhe qasjet e bazuara në të drejta 
  • Aftësi në punë ekipore dhe vet-iniciativë 
  • Njohje e gjuhës angleze në të shkruar dhe folur, gjuha serbe apo boshnjake është një përparësi 
  • Të mos jetë i dënuar apo nën hetime për vepra penale 

Preferohet 

- Përvojë pune në ndonjë organizate lokale joqeveritare apo të ngjashme - Patentë shoferi, kategoria B 

Politika e mbrojtjes së fëmijëve (Si kusht për lidhjen e një marrëveshjeje pune, mentori/ja duhet  të nënshkruajë Politikën për Mbrojtje të Fëmijëve të Syri i Vizionit dhe të respektojë termat dhe  kushtet e saj. 

Mënyra e aplikimit 

Aplikacionet në gjuhën shqipe (që përfshijnë një letër motivuese dhe Europass CV) duhet të dorëzohen me së voni me 12 Mars 2023 në formë elektronike në  

office@syriivizionit.org 

vlora.latifi@syriivizionit.org 

Ju lutem secili nga kandidatet që aplikon te vendosni subjekt komunën për te cilën aplikoni. Vetëm kandidatët që do të futen në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim
Skadon 12/03/24 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet